BDI: Strategji për zhvillimin e turizmit

„Studimi për zhvillimin e turizmit alternativ dhe rural. Turizmi alternativ është një lëmi shumë e gjerë, e cila në vetvete përfshin disa lloje të paketave turistike. Shumica e fshatrave shqiptare në Maqedoni, duke filluar prej regjionit të Prespës, Dibrës, Kumanovës, Tetovës, rrethinës së Shkupit si dhe regjionet tjera, kanë potenciale për zhvillimin e turizmit rural dhe alternativ.“ [Рок2015]

Arsyetim:

Me miratimin e Strategjisë për zhvillimin e turizmit në Maqedoni deri në vitin 2015 (më 07.03.2012), pritet që ministritë dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale nëpërmjet një sërë masash dhe aktivitetesh konkrete, në periudhën e ardhshme të kontribuojnë për tërheqjen e një numri sa më të madh të turistëve në vend dhe ta bëjnë Maqedoninë destinacion atraktiv turistik. Këto masa duhet të rezultojnë me atë që 4 deri në 5 përqind të PBB-së deri në vitin 2015 të fitohet nga turizmi. Tash për tash, strategjia nuk gjendet dhe nuk mund të shkarkohet nga asnjëra prej ueb-faqeve zyrtare të Qeverisë. [Аzhurnuar më: 19.04.2012]

Linke:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *