BDI luan: hyn e dil nga Qeveria

 BDI nuk është shkaktare e krizës, por është zëri i arsyes dhe promotor i zgjidhjes dhe tashmë viktimë e devalvimit dhe kompromitimit të procesit.

Prandaj dhe vendosi t’i tërheqë të gjithë anëtarët e vet aktual nga pushteti ekzekutiv dhe nuk do të tolerojë degjenerim të procesit, cenim të gjykimit të sovranit, instalim në skenën të poltronistëve të nëntokës, si dhe njëkohësisht fton qytetarët që mos të bien pre e asnjë montimi, krimi, shpifjeje ose përpjekjeje që bëhet qëllimisht për ta dëmtuar procesin reformues nëpërmjet provokimit të reagimit joracional nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim.

[Burim:24 Lajme , Data: 1.4.2016 ]

 

ARSYETIM:

Bëhet fjalë për qëndrim kontradiktor të BDI-së, që në opinion la hapësirë për diskutime që integristet kinse e lëshojnë Qeverinë. Në fakt, ashtu ishin informacionet e para në të gjithë mediumet,  përpos kësaj e gjithë deklarata e BDI-së ishte e formuar në atë mënyrë që të le përshtypje, që këtë herë, në të vërtetë ju është mbushur kupa, dhe po dalin nga Qeveria. Gjithashtu askund në deklaratën nga partia nuk ishte theksuar që BDI funksionarët e vjetër i ndryshon me të rinj.

Kështu pas një dite gjysmë spekulime dhe “dyshimi”, erdhi edhe informacioni i pari zyrtar nga sekretari gjeneral i BDI-së, që në vend të ministrave dhe zëvendës ministrave të vjetër të BDI-së do të propozohen personalitete të reja. Por, ky konfirmim nga partia e Ali Ahmetit, arriti pasi lideri i VMRO DPMNE, Nikolla Gruevski tha që “BDI nuk e lëshon Qeverinë, por do t’i ndryshon kuadrot”.Pastaj, BDI e publikoi listën me emrat e rinj, ndërsa Kuvendi shpejt, në seancën e datës 04.04.2016 i konstatoi dorëheqjet të tashmë ish-funksionarëve të BDI-së në Qeveri.

Qëndrimi i lartpërmendur për tërheqje të ministrave, BDI e tha, në deklaratën e dërguar pas mbledhjes së Kryesisë qendrore në të cilën, siç informojnë integristët, është sjell vendim që të gjithë ministrat dhe zëvendës ministrat e BDI-së të tërhiqen nga Qeveria. Arsyeja kryesore për një veprim të këtillë thuhet se është publikimi i “materialeve të montuara” nga bisedat private të funksionarëve të lartë të BDI-së, me çka vërehet mungesa e reagimit institucional që të ndërpritet procesi i komprometimit të funksionarëve të tyre.

…Por, me keqardhje konstatojmë që ky proces tashmë është kompromentuar fillimisht si pasojë e prodhimit të mijëra përgjimeve të paligjshme dhe më pas edhe të distribuimit të tyre në duar të krimineleve me qëllim të keqpërdorimit nëpërmjet të fabrikave të aferave.“.

Procesi u komprometua edhe si pasojë e paralizimit institucional dhe mosreagimit të drejtorive kompetente për të parandaluar degjenerimin e të gjitha përpjekjeve tona për të vendosur sistem të kontrollit të ndërsjellë si dhe hetimit institucional të përmbajtjes së përgjimeve dhe bartje të përgjegjësisë për çdo keqbërje. (deklarata e BDI)

Tërheqjen e funksionarëve të vet BDI e paralajmëroi qysh në deklaratën e parë, e publikuar një ditë më parë pas mbledhjes së Kryesisë qendrore, ndërsa të njëjtën për mediumet e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i partisë, i cili e publikoi në profilin e tij në Facebook.

Me datë  01.04.2016  zëdhënësi i Qeverisë konfirmoi që ministrat dhe zëvendës ministrat kanë ofruar dorëheqjet e tyre. Ditën tjetër, 02.04.2016, lideri i VMRO-DPMNE-së , Nikolla Gruevski deklaroi që:

 BDI nuk po del nga qeveria dhe sipas asaj që e di unë partia do të bëj ndryshime të kuadrove të saj,deklaroi lideri i VMRO-DPMNE.

Shpejtë pas kësaj deklarate të Gruevskit, mediumet transmetuan deklaratën e sekretarit gjeneral të BDI, Abdylaqim Ademi e dhënë në një televizion, në të cilën thotë:

  BDI nuk e lëshon Qeverinë, vetëm po e freskon ekipin e saj.

Me datë 03.04.2016 kryeministri Emil Dimitrov për televizoini Telma deklaroiË që janë në vijim konsultimet për ministrat e rinj:

 E drejta e partisë politike është cilët persona do t’i tërheq prej ministrave e cilët do t’i propozoj për ministra të rinj, për këtë proces janë në vijim konsultimet.Вечерта (03.04.2016)   BDI i publikoi emrat e personave që do të propozohen si ministra dhe zëvendës ministra të rinj në Qeveri.

Ky veprim i integristëve, ngjan në një lojë “hyn-dil” nga Qeveria.Prandaj deklaratën e BDI-së “vendosëm t’i tërheqim anëtarët tonë nga  Qeveria”, e cila në reagimet e para ishte trajtuar si “dalje e BDI-së nga Qeveria”, e vlerësojmë si kontradiktore.

 

BURIME:

 

Vlerësuar nga: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.