Banorët e Karposhit me kartelë për lirime “Karposhi im – kartela ime”

Foto: karpos.gov.mk

PREMTIME: Kartela “Karposhi im” – Me këtë kartelë të gjithë qytetarët me vendbanim në Komunën Karposh do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë beneficione në restorante, teatro, kinema, biblioteka dhe objekte sportive. Afati: viti 2018 

[Burimi: Programi zgjedhor i Stefan Bogoev në zgjedhjet lokale të vitit 2017 – „Jetë në Karposht për të gjithë“ (faqe 24) , data: tetor 2017]

 

ARSYETIM:

Në zgjedhjet lokale (tetor të vitit 2017) kryetari i Komunës Karposh, Stefan Bogoev premtoi implementimin e kartelës “Karposh IM”, me të cilën banorët e Komunës do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë benefitet në restorante, teatro, kinema, biblioteka dhe objekte sportive. Ky premtim është pjesë e programit parazgjedhor të Bogoev të titulluar si “Jetë në Karposh! Për të gjithë! (faqe 24) dhe është realizuar. 

Projekti “Karposhi im – kartela ime” startoi me 5 mars (2019), ndërsa në promovimin e kësaj kartele banorët e Karposhit patën mundësi të shfrytëzojnë lirime të caktuara gjatë shfrytëzimit të shërbimeve mbi 250 kompani dhe kompani të cilat punojnë në territorin e vetëqeverisjes lokale: restorante, kafene, objekte sportive, ordinanca, librari, por dhe te prodhuesit e IT pajisjeve, studiove të dizajni, shërbimet.

Atëherë u tha se për kartelën mund të aplikojnë të gjithë banorët e Karposhit mbi 13 vite edhe atë drejtpërdrejtë në Komunë ose përmes ueb-platformës www.mojkarpos.mk.

Kryetari Bogoev duke promovuar kartelën tha:

 Qëllimi primar i kartelës është që të mos rrezikojë konkurencën ose të na bëj “patriot lokal”. Përkundrazi! Bizneset ofrojnë lirime dhe benefite në pjesë të ditës kur ndoshta nuk kanë fitim të madhe dhe shpenzime, dhe në këtë mënyrë do të nxiten që konsumatorët t’i vizitojnë pikërisht në këtë periudhë. Në të vërtetë, arrihet qëllim i dyfishtë. Biznese të kënaqura të cilat kanë frekuentime të mëdha dhe përfitime, si dhe qytetarë të cilët blejnë me çmime më të ulëta në periudha të caktuara të ditës. 

Me 5 mars nga Komuna informuan se 2.000 qytetarë kanë aplikuar për kartelën “Karposhi im”. Këto ditë (6 maj), nga Komuna Karposh komunikuan se kanë filluar me brendimin e të gjithë lokaleve dhe objekteve të më tepër bizenseve të cilët janë kyçur në projektin “Moj Karposh – Kartela ime”.

Çdo objekt do të ketë informacine të cilët do të vendosen në vend të dukshëm në hyrje të lokalit ose objektit, me qëllim që qytetarët të informohen për restorantet dhe objektet e tjera në të cilët mund të blejnë ose të marrin shërbime me çmime më të ulëta ose të ken benefite të tjera, komunikuan nga Komuna. 

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund të thuhet se premtimi i kryetarit Bogoev, që implementimi i kartelës “Karposhi im”, çdo qytetar i Komunës do të ketë lirime në objekte të caktuara tregtare, restorante dhe objekte kulturore, është realizuar. 

**** Vërejtje

Vërtetmatësi” vitin e kaluar verifikoi këtë premtim zgjedhor të Bogoev dhe atëherë vlerësimi ishte “duke u realizuar”, duke pasur parasysh se Komuna vetëm se kishte filluar aktivitetet për realizimin e projektit “Karposhi im- Kartela ime”.

 

BURIME:

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.