Asgjë nga vendbanimi elitar “Gradina” në Prilep

 

Projekt: Vazhdimi i ndërtimit të hapësirës banuese kolektive dhe shtëpive individuale, gjegjësisht realizimin e lagjes evropiane të sapo filluar me emrin Gradina. Buxheti: 90 milion denarë. Burimi i mjeteve: buxheti i komunës. (Afati për realizim: 2013-2017)

 

ARSYETIM:

Premtimi për ndërtimin e hapësirës banuese kolektive dhe shtëpi individuale, të njohur si “Gradina”, është premtim i parealizuar i kryetarit të komunës së Prilepit, Marjan Risteski. Projekti është pjesë e programit parazgjedhor të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet lokale 2013-2017, të titulluar si “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Prilep më të mirë” (faqe 24).

Në program është shpjeguar në detaje se si është menduar e ashtuquajtura lagjja evropiane e cila është dashur të ndërtohet në Prilep.

Komuna e Prilepit vazhdon me ndërtimin e lagjes së re Gradina, e cila do të jetë një lagje e re moderne për 13.000 banorë. Lagjja është 1,5 km larg qendrës së Prilepit. Është paraparë infrastrukturë sipas standardeve evropiane: rrugë të gjera, trotuare, shtigje për biçikleta dhe për këmbësorë, ndriçim elektrik efikas, ngrohje qendrore, shumë gjelbërim, kopsht, shkollë, qendër sportive, qendër tregtare dhe gjithçka e bën një lagje të duket moderne dhe urbane. Lagjja Gradina ka sipërfaqe prej 42 hektarësh, me parcela të paraparë për ndërtimin e shtëpive banuese, ndërtesave, objekteve biznesi, njësi të mëdha tregtare dhe hotelierike, parcela për institucione arsimore, objekte për sport dhe rekreacion, si dhe parcela për superstruktura komunale, gjegjësisht për ndërtimin e trafostacioneve. 

Në mandatin paraprak, siç shkruan edhe vet në program, janë shitur më shumë lokacione me qëllim të strehimit individual (shtëpi familjare).

Në periudhën e ardhshme ngelemi të përkushtuar në realizimin e plotë të këtij projekti modern urban, me qëllim të përmirësimit të kushteve për jetesë më cilësore dhe punë për qytetarët, thuhet në programin parazgjedhor të Risteskit.  

Përsëri, e gjithë kjo ka ngelur vetëm në letër. Me 15.12.2014, portali 10bez10 informoi se është duke u përgatitur konkursi për shitjen e parcelave ndërtuese për strehim individual në lagjen “Gradina”.

Deri më tani në këtë lagje të re janë shitur rreth pesëmbëdhjetë parcela, për disa prej të cilëve ka edhe miratim për ndërtim. Komuna është e detyruar që në këtë lagje të re të rregullojë tërësisht infrastrukturën, gjegjësisht ujësjellësin, kanalizimin, ndriçimin dhe asfaltimin e rrugëve së bashku me trotuaret.  

Me 02.10.2015, portali Toçka informoi se Komuna ka shpall një publikim të ri për ndërtim në parcelat e lagjes “Gradina”.

Me publikimin më të ri pushteti lokal në Prilep që është duke u përpunuar, ofrohen për shtije pesë parcela të reja me lokacion (G3 dhe G4 – servisim, biznes i vogël dhe magazinë) në zonën industriale “Prilep 2” e cila gjendet në lagjen “Tregu i mallrave” dhe tre parcela të reja për strehim (A1) në lagjen e re “Gradina”. 

Me 28.10.2015, portali Billd publikoi informacion se ka filluar ndërtimi i lagjes.

Dy vite pas zbardhjes së idesë për ndërtimin e lagjes së re të Prilepit  “Gradina”, sot u vendos gur themeli i shtëpisë së parë i familjes Mitreski. Me këtë edhe zyrtarisht filloi edhe realizimin i projektit, të cilit i paraparinë disa ankande elektronike për ndërtimin e parcelave ndërtuese. 

Në intervistën për të përjavshmen Republika, të publikuar me 04.01.2016, kryetari Risteski, në pjesën e pyetjes së cila është oferta për shtëpi ose për biznes në Prilep, informuan se në lagjen “Gradina” deri më tani janë shtirur më shumë se 40 lokacione.

Lokacionet për ndërtim në lagjen “Gradina” ka ende, për ata që janë të interesuar për ndërtimin e shtëpive individuale. Në ndërkohë, ka përfunduar tenderi për ndërtimin e infrastrukturës dhe kjo lagje do të ketë infrastrukturë të rregulluar dhe është një prej lagjeve më moderne në Prilep, thotë Risteski në intervistë. 

Me 15.09.2016, portali Kurir informoi se vetëqeverisja lokale në Prilep ka nxjerrë në shitje 20 parcela për strehim në lagjen e re “Gradina”.

Me 31.10.2016, portali Slloboda, publikoi tekstin në të cilin informuan se lagjja “elitare” në Prilep, “Gradina” ka mbetur vetëm një livadh i zbrazur.

… Është ndërtuar një shtëpi e vetme, deri tek e cila nuk ekziston as rruga. Gjithçka tjetër rreth saj, deri ku sheh syri, është livadh i zbrazur. Premtimet për rregullimin e infrastrukturës në hapësirën janë larg realizimit. Një numër i madh i qytetarëve të cilët kanë arritur marrëveshje për blerjen e parcelave për ndërtimin e shtëpive private, të njëjtat i kanë anuluar. Jozyrtarisht, arsyeja ka qenë për shkak të taksave të larta komunale të cilat kanë qenë më të larta se sa janë përcaktuar në fillim. 

Sipas informacioneve të publikuara në gazetën Slloboden Peçat me 06.09.2017, gjendja e lagjes elitare në Prilep nuk ka ndryshuar edhe sot, këtë dëshmon edhe fotografia e publikuar në gazetë.

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund që të përfundohet se premtimi i Risteskit për ndërtimin e hapësirës banuese kolektive dhe shtëpive individuale, e njohur si lagjja “Gradina” është i parealizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Аna Anastasovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *