Asgjë nga ndryshimet e ligjit për Prokurorinë Speciale edhe pas vizitës së komisarit Han

 

Organizatat qytetare, shihet se janë të vetmit të cilat insistojnë për zbatim të parimit të përgjegjësisë dhe mos pengim të punës së PSP-së, nëpërmjet sjelljes së “ligjeve për PSP-në” dhe nëpërmjet formimit të departamentit special gjyqësor. Gjatë qëndrimit të Hanit në Shkup, sipas asaj që u tha, opinionit nuk ju ofrua diçka që do të dëshmonte ai ose partitë kanë insistuar në ndryshim të ligjit për PSP-në deri në fund të mandatit në Kuvend

  Shkruan: Teofil Bllazhevski

Deri në fund të këtij mandati Kuvendi i RM-së me dozë të madhe të probabilitetit mund të parasheh se nuk do të ketë votim të ndryshimeve të ligjit në lidhje me punën në Prokurorinë Special Publike (PSP). Kjo bëhet edhe më e qartë pas deklaratave të komisionerin të BE-së për zgjerim Johanes Han, pas bisedave të tij në Shkup me liderët e partive politike, por edhe pas deklaratave të disa prej pjesëmarrësve në bisedime. Pas bisedimeve në deklaratën e gjatë për gazetarët Han u shpreh:

Ka ide të ndryshme dhe propozime për PSP-në edhe për dëshmitarët e mbrojtur të cilët varen prej këtij interesi. Është me rëndësi që të garantohet se PSP mund të punojë e pavarur, e paanshme, por nga ana tjetër edhe të veprojë me profesionalizëm. Vlerësojë se me rëndësi është që ajo t’i shfrytëzojë të gjitha mundësit të cilat i ka edhe të shohë rezultatin final, dhe jo të keqpërdoret mënyra se si punon ajo. 

Kjo deklaratë e Han le hapësirë për interpretim se ai ndoshta jep kritika për punën e PSP-së e cila vjen nga disa anë, por që të gjithë në mënyrën indirekte nga elita e VMRO DPMNE-së, e cila që nga fundi dhjetorit të vitit 2015, nuk ndalet me vërejtjen e vazhdueshme për punën e prokurore Katica Janeva dhe ekipin e saj. Për shembull të tillë opinioni mundej që të dëshmojë edhe këtë pasdite, pas takimit të Han me organizatat joqeveritare. .

AAM VLERËSON PSP?!

Përderisa një pjesë e organizatave qytetare do të tregonin qëndrimin e tyre se është i nevojshme edhe një departament special gjyqësor që të mund të interpretohet puna në PSP, Ivona Talevska, duke përfaqësuar Asociacionin Maqedonas të Mediave (AMM), i ka thënë Hanit që të paralajmëroj BE që të ketë kujdes, sepse PSP ka punuar nën direktivat e LSDM-së. Pas kësaj, Han kishte takime me liderët e partive politike, përgjatë të cilët mbështetje konkrete për ligjet e PSP-së mori nga Menduh Thaçi, lideri i PDSH-së, por kundërshtim direkt mori nga Ali Ahmeti, lideri i BDI-së. Sipas Ahmetit, ashtu siç transmetuan shumë mediume, deri te ndryshimi i ligjit për PSP-në nuk mund të vijë, sepse nuk ka kohë dhe se për diçka të tillë duhet të bëhen marrëveshje të reja (politike):

Patëm një takim të mirë me Han dhe qëndrimi i përbashkët është se marrëveshja tashmë e bërë duhet që të respektohet nga të gjithë. Ajo është kyçe që të mbahen zgjedhje të drejta dhe demokratike – deklaroi Ahmeti.

Qëndrimi i Ahmetit është shumë i ngjashëm me qëndrimin e VMRO DPMNE-së, të cilët pas refuzimit të propozim-ligjit të dhënë nga LSDM javën e kaluar deklaruan “se gjithçka për të cilën është arritur marrëveshja është plotësuar dhe se nuk kanë për qëllim që të bëjnë marrëveshje të reja”.

KOHË KA, NUK KA VULLNET

Nëse shihen me vëmendje deklaratat e VMRO DPMNE-së dhe të LSDM-së pas bisedimeve me Han, do të vërehet se as në të nuk apostrofohet një temë e veçantë për ligjet, ndryshime e të cilave i kërkoi PSP – atë për vazhdim të kohëzgjatjes së afatit për ngritje të aktpadive nga prokuroria, si dhe ndryshimi në Ligjin për mbrojtje të dëshmitarëve. Nga deklarata e VMRO DPMNE-së mund të ndahet ky premtim:

Gruevski theksoi se VMRO DPMNE parimisht përputhet dhe kontribuon në përmbushjen e marrëveshjes politike të arritur mes partive

LSDM, përsëri, shihet në rolin e mandatorit në qeverinë e re:

Përfaqësuesit nga LSDM në qeverinë teknike janë të fokusuar ndaj mbrojtjes së qytetarëve dhe institucioneve nga keqpërdorimi dhe mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta me 11 dhjetor të cilat do të zgjedhin qeverinë legjitime. Njëkohësisht, asociacioni socialdemokrat bisedon në mënyrë aktive në terren me qytetarët për masat që do t’i ndërmerr qeveria e re për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe hapjen e perspektivave në shtet, tha kryetari Zaev.

Duke pasur parasysh këtë elemente, mund të thuhet se pritshmëritë që Han të ju bëj shtypje liderëve për ndërrimin e ligjeve në lidhje me punën e PSP deri në fund të mandatit të këtij Kuvendi ishin tepër optimiste. Se ka kohë, nuk ka vullnet, dhe se është e nevojshme trysnia nga ana e Han, deklaroi lideri i AD-së Pavlle Trajanov, kur me 13.10 2016, shumica parlamentare nuk u pajtua që të vendosin edhe qëndrimin e tij dhe propozimin e tij për ndryshim të ligjit për PSP-së në rend ditor:

Nëse ka vullnet politik, ndryshimet e ligjeve mundet që përsëri të hyjnë në rendin ditor, dhe për këtë mundësia ekziston. Është e mjaftueshme që të ndryshohet një presje në tekstin e ndryshimeve dhe Kuvendi mund t’a rishikojë edhe me procedurë të shkurtuar. Por, e përsëris, gjithçka varet prej vullnetit politik – thotë Trajanov

Bëhet çdo herë e më e qartë për nevojën për mbështetje ligjore për punë më të suksesshme në PSP-së nuk ka vullnet politik, para së gjithash, te partitë qeverisëse, por edhe opozita nuk insiston në këtë kusht, (kjo mund të vlerësohet edhe pas deklaratës së sotme), dhe se është  kënaqet me opsionin se ato do të ndryshojnë ligjin kur do të hyjnë në qeveri. Çka nëse rezultatet e zgjedhjeve do të jenë në të mirë të VMRO DPMNE-së? Pas të gjitha pengesave nga ana e kësaj partie ndaj shumë pikave të Marrëveshjes së Përzhinos, Përzhino 2, por edhe të Marrëveshjes së korrikut, opinioni  nuk ka shumë argumente që të besoj se puna e Prokurorisë Speciale Publike do të mbështetet në vitin 2017 dhe se ky institucion do të lihet që të përfundojë punën e vet, edhe me zgjidhjet ekzistuese ligjore. Prej këtu, fjalët e Han që ka granacion se puna e PSP do të zhvillohet pandërprerë, nuk bindin edhe aq pas gjithë përvojë së deritanishme. Ndërsa Prokuroria Speciale Publike, sipas vlerësimit të të gjithë ekspertëve edhe nga Maqedonia dhe nga jashtë, është një prej dy elementeve mbi të cilat mbahet Marrëveshja e Përzhinos. Puna e PSP-së duhej që të jetë siguri për zgjedhjet të drejtë të krizës politike. Duke gjykuar sipas përvoja të deritanishme, shihet se vetëm organizata qytetare dhe qytetarët kanë mbetur që të besojnë në vlefshmërinë e parimit të përgjegjësisë dhe të drejtësisë joselektive.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *