Asfaltohet rruga në Vasilevë

 

Projekt:

 Asfaltimi i rrugës në vendbanimin Nova Maala me gjatësi prej 400 metra. Mjetet për realizimin e këtij projekti prej 1 milion denarësh do të sigurohen nga buxheti i Komunës së Vasilevës. (Afati për realizim: 2013-2015)

ARSYETIM:

Në programin e tij zgjedhor të vitit 2013, kryetari i Komunës së Vasilevës, Vanço Stojanov, mes projekteve të tjera lajmëroi edhe asfaltimin e rrugës në Nova Maala. Ky premtim i tij i dhënë në programin e përmendur zgjedhor të titulluar: “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Vasilevë më të mirë!” (faqe 37), është realizuar,  me vërejtje se është realizuar me dy vite vonesë. Sipas informacioneve të transmetuara në mediume dhe në ueb-faqen e Komunës së Vasilevës kjo rrugë në Nova Maalo u bë me asfalt tash vonë (korrik-gusht 2017), edhe pse asfaltimi i saj u parapa në periudhën 2013-2017. Me 20 korrik 2017 televizioni “Sitell” publikoi se mjetet për asfaltimin e rrugës e cila fillon me rrugën ekzistuese kryesore të asfaltuar në fshat, 5.200.000 denarë janë siguruar me kredit nga Banka Botërore përmes Ministrisë së Financave nga Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale.

Kjo është një prej rrugëve që u premtua para qytetarëve në sezonin aktual të ndërtimeve. Nga anash është ndërtuar kanal me gjerësi prej një metri për mbledhjen e ujërave atmosferik, si dhe rrugë për këmbësorët, gjegjësisht trotuare nga të dy anët e rrugës prej gjysmë deri në një metër gjerësi, deklaroi kryetari i Komunës së Vasilevës Vanço Stojanov. 

Për realizimin e këtij projekti ka informacione edhe në ueb-faqen e Komunës së Vasilevës. Sipas verifikimit të këtij premtimi zgjedhor të kryetarit të Komunës së Vasilevës, Vaço Stojanov mund të vlerësohet si i realizuar, me vërejtje se asfaltimi i rrugës në Nova Maalla është realizuar dukshëm pas afatit të paraparë për realizim edhe pas skadimit të mandatit të rregullt katërvjeçar të vetëqeverisjes lokale (mars 2017), ndërsa në pritje të zgjedhjeve lokale të lajmëruara, të cilat sipas ndryshimeve në Kodin zgjedhor të bëra me 01.06.2017, duhet të mbahen në gjysmën e parë të muajit tetor të vitit 2017.

BURIME:

Vlerësoi: Jugosllava Dukovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *