Asfaltohet rruga në fsh. Mirditë, Gostivar

ARSYETIM: Në kuadër të Komunës së Gostivarit, u premtua asfaltimi i rrugës kryesore në Mirditë, Gostivar. Projekti u premtua dhe në Platformën promovuese të Bashkimit Demokratik për Integrim, zgjedhjet 2014. Me këtë investim të Komunën së Gostivarit, fshatit do t’i bëhej e mundur lidhja me rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë. Si afat i fundit për përfundimin e punimeve u dha viti 2016. Deri më tani (19.01.2017), ky premtim është i plotësuar.

“Rruga që lidh brendinë e fshatit Mirditë dhe që del në magjistralen Gostivar – Kërçovë, brenda javës do të asfaltohet”. (burimi: Shërbimi për Informim- Komuna e Gostivarit, 19.09.2016)

Kështu kishe premtuar Kryetari i Komunës së Gostivarit, i cili ishte i pranishëm në Mirditë për të parë nga afër punimet që po zhvilloheshin në rrugën kryesore të fshatit Mirditë.

Gjatësia e rrugës është rreth 670 metra, ndërsa pas asfaltimit të rrugës edhe zyrtarisht u vu në përdorim më 14.10.2016. Rruga kryesore e fshatit Mirditë të Komunës së Gostivarit është asfaltuar tërësisht. Sipas Kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, kjo rrugë ka një gjatësi prej 710 metrash dhe me gjerësi prej 3,5 metrash. Bejta tha që investimi kap shifrën prej rreth 53 mijë, mjete këto të siguruara nga buxheti i Komunës së Gostivarit.

Komuna e Gostivarit dhe unë si kryetar, vazhdojmë të realizojmë atë që ua kemi premtuar qytetarëve, respektivisht të krijojmë kushte më të mira për jetesë, duke investuar në infrastrukturë dhe në sfera tjera. Rruga i plotëson të gjitha standardet e nevojshme dhe është ndërtuar nga firma e mirënjohur gostivarase “Magnum Trans”. (burimi: Aktuale.mkShërbimi për Informim- Komuna e Gostivarit, 14.10.2016)

Nga kjo që mundë të vlerësojmë, mundë të përfundojmë që projekti për asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Mirditë, Gostivar është i plotësuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Rabie Abazi


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *