Asfaltohet dhe ndriçohet sheshi i Forinës, Gostivar

ARSYETIM: Rregullimi i qendrës në fshatin Forinë, Gostivar u premtua në Platformën promovuese të Bashkimit Demokratik për Integrim, zgjedhjet 2014 (faqe258). Projekti ishte paraparë të realizohet në kuadër të Komunës së Gostivarit për vitin 2014. Me këtë projekt parashihej asfaltimi dhe ndriçimi i sheshit të Forinës duke përfshirë një sipërfaqe prej 620 m2. Afati për përfundimin e punimeve ishte dhënë viti 2015. Deri më tani (18.01.2017) ky premtim është i plotësuar.

Asfaltimi i sheshit të fshatit Forine ka nisur në dhjetorë të vitit 2014. Asfaltimi i këtij sheshi përfshinte një sipërfaqe prej 620 m2, ndërsa paraprakisht parashihej dhe vendosja e pllakave të begatonit (90 m2) për zbukurimin e sheshit. Në nisjen e punimeve ishin të pranishëm përfaqësues nga Bashkësia lokale e fshatit dhe Këshilltarët komunal.

“Punimet janë duke u realizuar dhe shpresoj që brenda ditës do të përfundojnë. Atë që premtuam para qytetarëve, ajo është dhe duke u realizuar”. (TV Globi, 08.12.2014)

Deri më 26 dhjetor 2014 u arrit të asfaltohet sipërfaqja prej  620 m2. Gjithashtu është bërë edhe vendosja e ndriçimit të ri publik dhe është riparuar ai ekzistues. Në mes të fshatit është ndërtuar edhe një “ishull” dhe kjo sipërfaqe është shtruar me pllaka begatoni.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta bashkë me deputetin e zonës dhe kryetar i bashkësisë lokale të Forinës, Talat Xhaferi, këshilltarin komunal, Faton Ismaili dhe banorët e fshatit panë nga afër investimet e bëra për rregullimin e sheshit të fshatit.

Këtu është bërë rregullimi i qendrës së fshatit dhe ndriçimi i kësaj hapësire, sepse ky shesh shërben për mbajtjen e aktiviteteve kulturore dhe politike për banorët e Forinës. Ky projekt ka kushtuar 1 milion denarë ose 17 mijë euro. (Shërbimi për Informim- Komuna e Gostivarit, 26.12.2014)

Sheshi në fshatin Forinë, Gostivar ishte një projekt në kuadër të Komunës së Gostivarit, i cili u premtua që do të realizohet deri në vitin 2014. Deri më tani (20.12.2016) ky premtim është i plotësuar.

BURIME:

Vlerësoi: Rabie Abazi


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *