As gjurmë as zë për Shtëpinë e Kulturës në Taftalixhe 2

Tani për tani Shtëpia e kulturës mbetet vetëm një pikë. Foto: screenshot.

 “Taftalixhe 2”

Ndërtimi i Shtëpisë së kulturës – teatrit me 200 shikues, galeria, salla për mbledhje, salla për shoqëri kulturore-artistike dhe vallëzim dhe bar-restorant 

 ARSYETIM

Në programin zgjedhor me të cilin e kërkoi besimin e qytetarëve në zgjedhjet lokale të vitit 2013 “Vizioni i Karposhit” në faqe 32, kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, premtoi se në lagjen Taftalixhe 2 do të ndërtohet Shtëpia e kulturës, e cila do të përbëhet prej sallës teatrore për 200 shikues, galerisë, sallës për mbledhje, sallës për shoqëri kulturore-artistike dhe vallëzim dhe bar-restorantit “Taftalixhe”. Këtë premtim, sipas asaj që kërkuam për ta vërtetuar, është i parealizuar.

Në internet nuk mund të gjendet asnjë lajm në lidhje me ndërtimin e Shtëpisë së kulturës Taftalixhe 2. Ekzistojnë lajme për diskutime të këshilltarëve në Komunë për planin e detajuar urbanistik për Taftalixhe 2.

Ashtu siç përcolli televizioni Telma me 10 mars të vitit 2016 PDU për Taftalixhe 2 i ka acaruar këshilltarët e VMRO DMPNE-së dhe LSDM-së në Karposh, edhe pse si pikë nuk ka qenë fare në rend të ditës.

 Këshilltarët e LSDM-së e kanë vlerësuar zbatimin e planit një ditë para Pashkëve si jotransparent, sepse ka pasur vetëm 15 minuta kohë për ta rishikuar, ndërsa as atëherë as edhe një ditë pas nuk ka qenë e mundur që të diskutohet rreth tij, sepse nuk e kanë pasur në plan.  Kryetari Jakimovski replikoi se pjesa e PDU-së është sjellë në bazë të ligjit, dhe se vet opozita me gënjeshtra i revolton qytetarët që të dalin në protesta. Shumica e këshilltarëve kërkuan që PDU të mos konsiderohet akt kriminal. 

Në planin e detajuar urbanistik “PDU për çerekun e katërt 306 (zë hapësirë mes bul. “Partizanska”, rr. Moska, bul. Maqedonia dhe bul. 8 Shtatori)“, i cili për shkak të rezolucionit sipas të cilit është publikuar nuk është i lexueshëm, ashtu siç na informon Komuna Karposh, ekziston pikë për investime në kulturë.

.Ajo është një pikë e përgjithshme për ndërtimin e objektit të kulturës. A do të ndërtohet dhe kur do të ndërtohet Shtëpia e kulturës nuk mund t’ua themi, kjo nuk varet prej nesh – deklaruan për “Vërtetmatësin” prej sektorit për urbanizim nga Komuna e Karposhit. 

Po ashtu, për “Vërtetmatësin” banorët e kësaj lagje thonë se nuk kanë dëgjuar se do të ndërtohet një objekt i tillë, as nuk kanë qenë të konsultuar për një gjë të tillë.

Edhe pse prej PDU-së për Taftalixhe 2 objekti për kulturë është një pikë e shkruar me dorë të lirë, nuk është ndërmarrë asgjë tjetër – as edhe një hap! Për këtë edhe premtimin e Stevço Jakimosvski të dhënë në vitin 2013, se në Taftalixhe 2 do të ndërtojë Shtëpi të kulturës,  e vlerësojmë si të parealizuar.

 

BURIMET

 

 

Оценето од: Владе Ѓорчев Vlerësuar prej: Vllade Gjorçev

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.