Armadila – fjala e shpikur e Mickoskit që nuk ka asnjë kuptim

Foto: VMRO-DPMNE/Wikipedia. Foto kolazh: Vërtetmatësi

 

Lideri i VMRO-DPMNE-sëm Hristijan Mickoski, me 05.12.2018 në protest para qeverisë, duke kritikuar qeverinë u shpreh si në vazhdim:

 Do të takoni folës të zëshëm, armadilë të cilët janë të paguar shtrenjtë me para të popullit. Të cilët do të ju bindin se e zeza nuk është e zezë, por është e bardhë…

[Burimi: Kurir, data: 05.12.2018]

 

ARSYETIM:

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në fjalimin e tij gjatë kohës së protestës para qeverisë, në të njëjtën kohë kur brenda zhvillohej debat publik për amendamente kushtetuese, duke kritikuar politikat qeveritare, përdori edhe termin “armadila”:

 Do të takoni folës të zëshëm, armadilë të cilët janë të paguar shtrenjtë me para të popullit. 

Kjo fjalë, të cilën Mickoski e përdor shumë shpesh në daljet e tij, nuk ka asnjë kuptim.

Të gjithë kujtojmë kur Zaev dhe ajo armadilë e të paaftëve rreth tij ashtu fuqishëm sulmuan investimet e huaja. (08.06.2018)

Me mjete modeste lufton kundër gjithë një qeverie armadile e cila sheh që në çdo mënyrë të përkeqësoj situatën. (15.07.2018)

Në duel nuk do të mund të vijë armadila mediale nën kontrollin e qeverisë, (12.09.2018)  

Nuk ka kohë për pritje, këtë radhë paaftësia e Zaev, Shillegov dhe politikanëve të tjerë armadilë, kjo ju kushton jetë qytetarëve. (05.11.2018)

Foto: Wikipedia

“Armadila”, është një term i njohur vetëm për të, me përjashtime. Armadilo është kafshë, gjitar i blinduar, i cili jeton në zonat tropikale dhe subtropikale të Amerikës Jugore dhe Qendrore (Enciklopedia Britannica, Wikipedia)

 

 

Mickoski, termin e përmendur përherë e përdor në kontekst negativ (për shembull thotë: armadillë të paaftësh, armadillë mediale…), ndoshta në mendje ka “armadën”, por ajo është totalisht diçka tjetër.

Termi “armada” në fjalor është përshkruar si emër i gjinisë femërore që ka kuptimin

Flotë ushtarake e madhe ajrore ose detare. (Fjalori digjital i gjuhës maqedone)

Ashtu që, fjala e përdorur e Mickoskit, “armadilla”, nuk ka asnjë kuptim, dhe duke pasur parasysh ngjashmërinë me disa fjalë të kanë kuptim në gjuhën maqedonase, tingëllon qesharake. Duke pasur parasysh faktin se një fjalë e tillë është jologjike, bën që edhe tërë deklarata e tij në protestë të duket jologjike dhe e pamend. Deklaratat e tilla, sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit”, vlerësohen si “jokonsekuente”. 

 

 BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovksa

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.