„Arka“ – Pajisja e DSK-së është paguar 860.000 euro

Përmes kompanisë "Fenzi" prej buxhetit të MPB-së me marrëveshjeve janë harxhuar shuma të mëdha parash. Foto: Meta

 

Tre persona zyrtarë nga DSK dhe një person nga udhëheqsia e MPB kanë përfituar 862.045 euro për “Finzi DOEL” gjatë prokurimit të pajisjes për telekomunikacion  nga Britania e Madhe

Me 28.09.2016 Prokuroria Speciale Publike (PSP) në konferencë për shtyp informoi se është hapur hetimi i ri me emrin kodues “Tarifa”. Menaxheri i “Finzi” DOOEL Shkup ishte Kosta Kërpaç, i cili në prill të vitit 2016 në rrethana dyshuese u vetëvra.

Sipas hetimit, tre persona udhëheqës nga DSK dhe një nga MPB kanë përfituar për “Fizn DOEL”  862.045 euro gjatë prokurimit të pajisjes për telekomunikim nga Britania e Madhe. Në periudhën prej korrikut të vitit 2010 deri në fund të vitit 2012, persona të dyshuar janë shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe kanë blerë pajisje për nevojat e DSK-së, me çka është dëmtuar drejtpërdrejtë buxheti i Republikës së Maqedonisë.

Siç u shpreh prokurorja Fatime Fetai, bëhet fjalë për keqpërdorim të ashpër të mjeteve buxhetore:

Mjetet në para për të cilat bëhet fjalë janë mjetet të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, të cilët ju çdo ditë i ndani sipas të ardhurave të juaja dhe jua besoni elitave qeveritare për krijimin e një shoqërie më të sigurt dhe më prosperuese për Ju dhe brezat e juaj. 

Në vend të kësaj, faktet në lëndën të cilën jua prezantojmë krijohet dyshimi se mjetet e këtilla përmes keqpërdorimit të detyrës zyrtarë të personave të caktuar, përmes dëmtimit të buxhetit, janë shfrytëzuar për qëllime të tjera, konkretisht shfrytëzim për pasurim personal, gjë që është e dënueshme me ligj në pajtim me Kodin Penal. 

Në këtë moment hapet hetimit për shkak të dyshimit se me veprat e tre personave udhëheqës në DSK të MPB-së dhe një person udhëheqës në MPB në RM kanë përfituar nga një person juridik mjaftë i ngjashëm, i regjistruar në RM me emrin “Finzi” DOOEL Shkup, me vlerë të përgjithshme prej 53.015.794,00 denarësh ose 862.045 euro dhe për të njëjtën vlerë është dëmtuar drejtpërdrejtë buxheti i Republikës së Maqedonisë…

Videoportali NOVA, duke u thirru në arsyetime, publikoi se në rastin “Arka” janë të dyshuar: drejtori i mëparshëm i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish gjenerali i drejtorisë së pestë Goran Grujovski, shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski dhe ish ndihmës ministrit në MPB dhe anëtari i Bordit drejtues së Telekomit, Nebojsha Stajkoviq. 

Të gjithë konferencën për shtyp mund ta shihni këtu, ndërsa raportet e mediumeve lidhur me këtë ngjarje mund t’i lexoni në këtë link.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.