ANALIZË: Si mbaroi gjysmëvjetori i parë bankar – në librezat e kursimit shumë historike prej 6.3 miliardë eurosh!

Фото:

Vetëm në bazë të kredive konsumatore pa qëllim të caktuar qytetarët bankave u kanë borxh 1.4 miliardë euro, ndërsa borxhi për shkak të kredive banesore u afrua në 777 milionë euro – tregon pasqyra e të dhënave për gjysmëvjetorin e parë bankar.  Baza e përgjithshme e depozitave në fund të muajit të gjashtë arriti në 6.3 miliardë euro. Banka Popullore, në fund të qershorit regjistroi rritje të kursimeve dhe të kredive si në bazë mujore ashtu edhe në atë vjetore, megjithatë, te kreditimi i kompanive vërehen përqindje “të ndrojtura” të rritjes, që është tregues për kujdes të shtuar edhe më tej si nga ana e kreditorëve ashtu edhe nga ana e klientëve, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

Borxhet më të mëdha për kreditë konsumatore dhe ato banesore…

Gjysmëvjetori i parë bankar i vitit 2019 përfundoi me rritjen e përgjithshme të kredive në nivel vjetor prej 8.1%. Të dhënat zyrtare tregojnë se në fund të muajit të gjashtë të këtij viti, ekspozimi i përgjithshëm kreditor ndaj bankave arriti në 5.38 miliardë euro, që është rritje prej 0,7% në bazë mujore. Rritje ka si te kreditë në denarë ashtu edhe te ato në deviza. Më tërheqëse për amvisëritë edhe më tej janë kreditë konsumatore pa qëllim të caktuar dhe kreditë banesore, të parat me rritje vjetore prej 12%, ndërsa të dytat me përqindje të rritjes vjetore prej 12.9%. Në vendin e tretë sipas shumës së borxhit të amvisërive janë kartelat kreditore. Ja se sa dhe mbi çfarë baze kanë borxh qytetarët deri në fund të qershorit të vitit 2019.

Rritje e kreditimit vërehet edhe në Raportin e fundit për trendet monetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Analizuar sipas qëllimit të kredive që u janë miratuar personave fizikë, te kategoritë më të shpeshta – kreditë konsumatore dhe ato banesore është regjistruar rritje mujore prej 1.5% dhe 1.0%, përkatësisht, mes ç’rast rritja vjetore është 12.0% dhe 12.9%, respektivisht. Këtë muaj, kreditë për automobila pësuan rënie mujore prej 1.2%, kurse rritja vjetore ishte 4.0%, ndërsa kreditë e miratuara për kartelat kreditoret shënuan rënie në nivel vjetor dhe vjetor prej 0.4% dhe 1.5%, përkatësisht. Bilancet negative në llogaritë rrjedhëse regjistruan rritje mujore dhe vjetore prej 1.9% dhe 2.7%, përkatësisht, ndërsa kreditë e miratuara mbi baza të tjera regjistruan rritje mujore prej 0.4%, mes ç’rast rritja vjetore ishte 8.2%” – njoftuan nga BPM-ja.

Në qershor, kreditimi i kompanive shënoi rritje të vogël mujore prej 0.2%, gjë që tërësisht është rezultat i kreditimit të shtuar në valutë të huaj, ndërsa kreditimi i korporatave u rrit me 6.4% në bazë vjetore.

Gjithsej kredi, qershor 2019:

Kredi për amvisëritë

Kredi për sektorin e korporatave

Në banka “flejnë” 6.3 miliardë euro…

Me rritjen e kursimeve të kompanive dhe të amvisërive, depozitat e përgjitshme u rritën për 0.9% në muajin qershor në bazë mujore, ndërsa baza e depozitave u rrit për 10.5% në bazë vjetore.

Struktura e kursimeve tregon se sektori i korporatave në fund të muajit të gjashtë të këtij viti kishte depozita në vlerë prej 1.6 miliardë euro, ndërsa amvisëritë në banka kanë ruajtur 4.2 miliardë euro.

“Depozitat e përgjithshme të amvisërive shënuan rritje prej 0.4% në bazë mujore, kryesisht për shkak të rritjes së parave të depozitave, si dhe rritjes së depozitave me afat në denarë dhe në valutë të huaj. Rritja vjetore është 9.0% dhe është rezultat i rritjes së parave të depozitave, depozitave afatshkurtra në valutë të huaj dhe depozitave afatgjata në denarë dhe në valutë të huaj”- thonë nga Banka Popullore.

Analizat tregojnë se bankat në vend vazhdojnë të “notojnë” në para, gjegjësisht likuiditeti i lartë vazhdon të ketë trend rritës. Tepricën e parave të lira e orientojnë drejt depozitave që janë në dispozicion në Bankën Popullore.

“Bankat e kënaqën plotësisht kërkesën më të lartë për kredi nga fondet e veta, me ç’rast likuiditetin e tepërt të devizave që ishte rezultat i kreditimit më të lartë me klauzolë valutore dhe menaxhimi fleksibël i mjeteve dhe detyrimeve në valutë të huaj, e orientuar në tregun devizor ndërbankar” – thonë nga BPM-ja dhe theksojnë se është regjistruar pjesëmarrje e ulët dhe e qëndrueshme e kredive jofunksionale në portofolet e përgjithshme të kredive.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.