АNALIZË: Rebalanci i buxhetit – hip se të vrava, zbrit se të vrava!
Po kalon edhe tremujori i fundit i vitit 2018. Institucionet financiare ndërkombëtare dolën me parashikime të reja të rishikuara për rritjen e ekonomisë së Maqedonisë, dhe sipas tyre, pritjet për rritje prej 3.2%, ngadalë, por sigurt po shkrihen – shkruan analiza javore ekonomike Portalb.mk. Megjithatë, me rebalancin e propozuar të buxhetit, qeveria vendosi t’i ulë të hyrat dhe të dalat për 0.5% së bashku me nivelin e deficitit buxhetor, i cili zvogëlohet shumë pak, dhe mbetet në pozitën prej 2.7% të PBB-së.
Po kalon edhe tremujori i fundit i vitit 2018. Institucionet financiare ndërkombëtare dolën me parashikime të reja të rishikuara për rritjen e ekonomisë së Maqedonisë, dhe sipas tyre, pritjet për rritje prej 3.2%, ngadalë, por sigurt po shkrihen – shkruan analiza javore ekonomike Portalb.mk. Megjithatë, me rebalancin e propozuar të buxhetit, qeveria vendosi t’i ulë të hyrat dhe të dalat për 0.5% së bashku me nivelin e deficitit buxhetor, i cili zvogëlohet shumë pak, dhe mbetet në pozitën prej 2.7% të PBB-së.
Shkruan: Aneta Dodevska
INVESTIMET PUBLIKE NË NGECJE – NJË PJESË E PARAVE JANË RISHPËRNDARË…
Zvogëlimi i pozicioneve të caktuara në shpenzimet kapitale të shfrytëzuesve buxhetorë te të cilët është evidentuar dinamikë e ngadalësuar e realizimit, kryesisht në projektet e financuara me kredi; zvogëlim i shpenzimeve të interesit për 897 milionë denarë, përforcim i kapacitetit fiskal të komunave, shpërndarje e mjeteve shtesë në FSPIM me qëllim të pagesës së papenguar të pensioneve dhe kostove të tranzicionit për shtyllën e dytë pensionale, sigurimi i mjeteve shtesë në Fondin për sigurim shëndetësor, me qëllim të realizimit të papenguar të të drejtës për mbrojtje shëndetësore…– sqaruan nga Qeveria.
Një krizë eventuale e re politike do të kontribuonte në mënyrë plotësuese, gjegjësisht do ta vështirësonte ose do ta pamundësonte, arritjen e rritjes së paraparë ekonomike prej 3.2%. Niveli i realizimit të investimeve kapitale lidhet drejtpërdrejt me rritjen ekonomike, ndërsa investimet publike janë me nivel të dobët të realizimit. Mosrealizimi i i investimeve të parapara kapitale në një cikël zgjedhor do të ishte skenari më i keq i mundshëm për biznesin. Për këto arsye, mendojmë se Maqedonia nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse kjo do të kontribuojë vetëm në përkeqësimin e ambientit ekonomik në vend, gjë që do të ndikonte negativisht në sektorin e biznesit – thotë Milaim Ameti nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore .
Është e qartë se institucionet të cilave u janë besuar programe dhe obligime për realizimin e shpenzimeve kapitale nuk u janë përkushtuar problemeve, e poashtu ka dështuar edhe koordinimi i tyre. Kjo situatë nuk është e dobishme për askënd në vend, as për sektorin publik që duhet të ofrojë të mira më të më dha dhe më të mira publike, e as për sektorin privat që bashkëpunon me sektorin publik dhe duhet të krijojë vlera shtesë. “Nëse ndodh që pjesa më e madhe e shpenzimeve publike për investime të koncentrohet dhe të paguhet në fund të vitit, ka mundësi të krijohen edhe probleme përkatëse për pushtetin monetar, i cili mund të detyrohet t’i tërheqë mjetet e tepërta nga ekonomia, për të cilën gjë do të paguhet çmim përkatës ekonomik- deklaroi për “Portalb“-in, njëri nga ish-ministrat e financave, profesori universitar, Nikolla Popovski.
Rritja e PBB-së për gjysmën e parë të vitit është më e dobët se sa që pritej, kryesisht për shkak të ndërprerjes së përkohshme të disa nga projektet më të mëdha në kuadër të investimeve në infrastrukturën publike. Për tremujorin e tretë, kur ka një numër të kufizuar të të dhënave që janë në dispozicion, tani për tani nuk mund të jepet një vlerësim i saktë i gjendjes së ekonomisë, por megjithatë, pjesa më e madhe e të dhenve tregojnë se ka një vazhdimësi të zhvillimeve të favorshme në ekonomi edhe gjatë këtij tremujori – njoftuan nga BPM-ja dhe paralajmëruan monitorim të kujdesshëm të gjendjes së përgjithshme ekonomike.Ende ekzistojnë rreziqe nga ambienti i brendshëm dhe ai i jashtëm, me ç’rast Banka Popullore do të vazhdojë t’i monitorojë nga afër të gjithë treguesit ekonomikë dhe të tregut në kontekstin e vendosjes së politikës monetare.
Në ekonomi dhe në biznes, pritjet janë një faktor shumë i rëndësishëm, kështu që nëse në sektorin privat ekziston mosbesim dhe ka pritje negative për të ardhmen, kjo gjithsesi do të pasqyrohet me zvogëlimin e investimeve që nuk realizohen me dinamikën e parashikuar. I inkurajojmë partitë politike që t’i kapërcejnë dallimet dhe të gjejnë një zgjidhje racionale për të siguruar përparim të proceseve të punës, si për sektorin e biznesit, ashtu edhe për institucionet shtetërore dhe ato publike – thotë Ameti.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari