ANALIZË: Pothuajse gjysma e ndërmarrjeve shtetërore dhe e ndërmarrjeve publike me humbje!

Фото: portalb.mk

Nga gjithsej 29 ndërmarrje publike dhe shoqëri aksionare në pronësi të plotë të shtetit, 13 kanë raportuar humbje para tatimit në vitin 2018. Kjo do të thotë se pothuajse gjysma e ndërmarrjeve shtetërore janë në zonën e jolikuiditetit. Sipas treguesve financiarë, vitin e kaluar, të gjitha këto ndërmarrje shtetërore kanë pasur saldo të përbashkët pozitive prej 67 milionë eurosh. Për një pjesë të kredive të kompanive shtetërore dhe ndërmarrjeve publike – garantues është shteti, ndërsa sipas parashikimeve në vitet në vijim, pritet rritje e borxhit të garantuar si përqindje e PBB-së për shkak të planit për kredi të reja për projektet e infrastrukturës, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

Lista e borxheve – të hyrat, shpenzimet, humbjet, fitimet…

Ndërmarrjet publike, shoqëritë tregtare të formuara nga shteti, komunat, ndërmarrjet lokale të formuara nga komunat dhe institucionet shëndetësore publike e përbëjnë “pesëshen” e cila i ka detyrimet më të mëdha të maturuara, por të papaguara në vitin 2019. Sipas të dhënave, në dhjetë “borxhlinjtë” më të mëdhenj që janë në pronësi shtetërore (lokale) janë edhe institucionet lokale, organet rregullatore, institucionet në nivel kombëtar. Ja se sa janë detyrimet e maturuara, por të papaguara, në fund të prillit të vitit 2019:

Nga gjithsej 29 ndërmarrje publike dhe firma në pronësi të plotë të shtetit, madje 13 raportojnë humbje në shuma milionëshe. Kështu, pas përfundimit të vitit 2018, humbje para tatimit kanë raportuar kompanitë shtetërore në fushën e infrastrukturës, hekurudhave, qendrat sportive, RTM-ja publike, : “Hekurudhat – transporti”, “Hekurudhat – infrastruktura”, “Posta Kombëtare”, “Radiotelevizioni Kombëtar”, AD për menaxhim me hapësirën banesore dhe afariste, NP Strezhevo – Manastir, NP Zletovica – Probishtip, NP “Aeroportet e Maqedonisë së Veriut” SHPPK “Boris Trajkovski” – Shkup, NP për menaxhimin e ujit në “Lisiçe” – Veles, NP “Jasen” – Shkup, NP “Agro – Bursa” – Shkup dhe NP për menaxhimin e kullotave – Shkup.

Të gjitha 29 ndërmarrjet publike  dhe shoqëritë tregtare në pronësi të plotë të shtetit kanë realizuar të ardhura prej 638.0 milionë eurosh, ndërsa shpenzimet arritën në 571.1 milionë euro, me çka fitimi para tatimit arriti në 67 milionë euro. Këtë vit, sipas parashikimeve të Strategjisë së re fiskale, të gjitha këto kompani dhe ndërmarrje publike – në formë të përmbledhur do të tregojnë humbje prej 7.5 milionë eurosh.

Kreditë e infrastrukturës do ta rrisin “borxhin e garantuar” pas të cilin qëndron shteti…

Si pjesë e borxhit të Ndërmarrjeve publike janë edhe huatë për të cilat si garant qëndron shteti.  Qeveria ka plan që këto borxhe, të cilat garanci nga shteti dhe të cilat janë shënuar në disa nga raportet e institucioneve financiare ndërkombëtare, të kufizohen në një maksimum prej 13% të Produktit të brendshëm bruto.

“Garancitë e lëshuara shtetërore paraqesin detyrim potencial për buxhetin e shtetit, gjegjësisht ekziston rreziku për rritjes e shpenzimeve për servisim në rast të aktivizimit të tyre. Prandaj, është me rëndësi për Ministrinë e Financave që shuma e garancive të lëshuara të jetë në nivel të qëndrueshëm në afat të mesëm. Prandaj, gjatë përzgjedhjes së projekteve për të cilat do të lëshohet garanci shtetërore, theks i veçantë do të vendoset në ato projekte që janë të vetëqëndrueshme dhe që gjenerojnë të ardhura, që e mbështesin rritjen ekonomike dhe që do të mundësojnë konkurrueshmëri më të madhe të ekonomisë së vendit në periudhë afatmesme, që është në përputhje me prioritetet strategjike të Qeverisë së RMV-së dhe kanë arsyeshmëri për qëllimin për të cilin përdoren mjetet. Në këtë drejtim, për periudhën 2020-2022 është përcaktuar që limiti i borxhit të garantuar publik të mos tejkalojë 13% të PBB-së” – thuhet në Strategjinë fiskale të sapo publikuar.

Megjithatë, në tre vitet e ardhshme, pritet rritje e borxhit të garantuar pasi që planifikohen hua të reja për projekte të infrastrukturës, kështu që për parashikimet thuhet:

“Në periudhën 2019-2021, pritet intensifikimi i investimeve në fushën e infrastrukturës rrugore, të cilat zbatohen me hua të garantuara nga shteti. Prandaj, pritet një rritje e statusit të borxhit të garantuar dhe përcaktohet një kufi maksimal i huamarrjes neto si rezultat i borxhit të garantuar në vitin 2020 deri në 250 milionë euro”.

Rritja e moderuar e borxhit të garantuar pritet deri në vitin 2021, për shkak të, siç thuhet, zbatimit të projekteve kryesisht në infrastrukturën rrugore me huatë e garantuara nga shteti. Ja se si do të lëvizë trendi i borxhit të garantuar:

Përveç Qeverisë, parashikimet e tyre për lëvizjen e deficitit buxhetor dhe borxhit shtetëror i dhanë edhe Banka Botërore, FMN-ja dhe Komisioni Evropian. Parashikimet e FMN-së për lëvizjen e borxhit shtetëror janë të afërta me parashikimet e qeverisë, por megjithatë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk presin që zvogëlim të borxhit shtetëror nën 40% të PBB-së, siç pret qeveria. Sipas FMN-së, borxhi shtetëror vitin e ardhshëm do të jetë 41.3% e PBB-së, në vitin 2021 do të rritet në 41.8%, ndërsa në vitin 2021 do të arrijë nivelin prej 42.1%. Për dallim nga FMN-ja, parashikimet qeveritare tregojnë zvogëlim të borxhit shtetëror në 39.8% në 2021 dhe 39.0% në vitin 2022.

“Portalb”-i, duke iu referuar Strategjisë fiskale të sapo publikuar tashmë e analizoi strategjinë për menaxhimin e borxhit publik dhe parashikimet për lëvizjen edhe të borxhit publik edhe të borxhit shtetëror. Në periudhën e ardhshme maturojnë për pagesë një sasi e konsiderueshme e detyrimeve të marra më parë, gjegjësisht në 2019022 duhet të paguhen gjithsej 2.3 miliardë euro vetëm në bazë të kryegjësë së borxhit të qeverisë qendrore dhe borxhit të garantuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.