ANALIZË: Për pagesën e pensioneve do të nevojiten mbi 1 miliardë euro!

Foto: Printscreen Meta

Numri i pensionistëve do të rritet e do të rriten edhe shpenzimet e përgjithshme të Fondit shtetëror për sigurim pensional dhe invalidor, veçanërisht rritje do të ketë te shpenzimet për pagesën e pensioneve. Është shpallur Plani i ri strategjik i FSPI-së 2019-2021. Është e qartë se deficiti në arkën e buxhetit do të rritet dhe ky minus do të duhet të kompensohet nga buxheti qendror. Në pritje të një analize përfundimtare të situatës në sistemin pensional, deri tani dihet se nuk do të ndryshojë kufiri i moshës për daljen në pension, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

 

Numri i pensionistëve do të rritet e do të rriten edhe shpenzimet e përgjithshme të Fondit shtetëror për sigurim pensional dhe invalidor, veçanërisht rritje do të ketë te shpenzimet për pagesën e pensioneve. Është shpallur Plani i ri strategjik i FSPI-së 2019-2021. Është e qartë se deficiti në arkën e buxhetit do të rritet dhe ky minus do të duhet të kompensohet nga buxheti qendror, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

Shkruan: Aneta Dodevska

Në pritje të një analize përfundimtare të situatës në sistemin pensional, deri tani dihet se nuk do të ndryshojë kufiri i moshës për daljen në pension. Ja se çfarë thonë projeksionet më të reja të Fondit pensional dhe invalidor në Republikën e Maqedonisë (shkurt FSPI)

,

DO TË RRITET NUMRI I PENSIONISTËVE 

Sipas projektimeve aktuale të FSPI-së, në këtë vit buxhetor, pension do të marrin 320.300 shfrytëzues, mirëpo ky numër sipas Planit të sapo publikuar strategjik do të jetë në rritje të vazhdueshme gjatë tre viteve të ardhshme. Vetëm në nivel vjetor, ose në vitin 2019 në krahasim me këtë vit, numri i pensionistëve do të rritet për 4.082 pensionistë të rinj. Projektimet që i përgatiti fondi shtetëror tregojnë se në vitin 2012 në Maqedoni do të kenë mbi 335.000 pensionistë.

Shfrytëzues të pensionit

Numri i shfrytëzuesve
viti 2019  324 382 shfrytëzues
viti 2020 330 051 shfrytëzues 
viti 2021 

335 835 shfrytëzues 

 

Do të rritet numri i shfrytëzuesve të pensionit, por do të rriten edhe shpenzimet për pagesën e pensioneve të rregullta. Këtë vit, për pagesat e rregullta do të shpenzohen rreth 880.000.000 euro, por kjo shumë do të jetë në rritje të qëndrueshme në vitet e ardhshme. Sipas ekspertëve, arsyeja për rritjen e shpenzimeve gjendet në dy pika – rritjen e numrit të pensionistëve dhe rritjen e lartësisë së pensioneve. Sipas ekonomistëve të konsultuar nga “Portalb”-i, me vendosjen e tanishme të sistemit pensional dhe me dinamikën e punësimeve të reja (nga të cilat duhet të sigurohen të ardhura nga kontributet), pritet të thellohet edhe deficiti në arkën e fondit.

“Sipas disa simulimeve, madje edhe sikur të mos kishte papunësi në Maqedoni, fondi përsëri do të kishte mungesë të financimit burimor. Prandaj, nevojitet një reformë e themeltë, në drejtim të përzierjes optimale te përqindjet e kontributeve, përqindjet e zëvendësimit, mosha e pensionimit dhe kushtet e daljes në pension te stazhi me beneficion. Këto korrigjime nuk duhet të bëhen menjëherë dhe papritmas, por duhet të planifikohen tani dhe të zbatohen në një periudhë mjaft të gjatë prej mbi 10 vjetësh, që barra e tyre të mos ndjehet dukshëm nga palët e prekura. Personalisht pres që qeveria më në fund të dalë me një studim të shumëpritur mbi reformën e pensioneve, e cila u premtua që në shkurt të këtij viti, dhe se qeveria do të përmbahet nga masat populiste në pjesën e stazhit me beneficion” – thotë profesori Marjan Petreski.

Аnaliza e shpenzimeve që e bëri “Portalb”-i tregon se në vitin 2021 në krahasim me këtë vit, shpenzimet e përgjithshme për pagesën e pensioneve do të rriten për përafërsisht 140.000.000 euro.

Shpenzime për pensione

 

 viti 2018                      879 076 910 euro

viti 2019                      919 631 056 euro

viti 2020                    968 659 349 euro

viti 2021                  1 016 853 008 euro

Këtë viti shpenzimet e përgjithshme të FSPI-së janë projektuar në nivel prej 1,1 miliardë eurosh, ndërsa mbi 43% e kësaj shume mbulohet me para nga buxheti qendror.

“Gjatë vitit 2018, 54.000 milionë denarë janë dedikuar për pagesën e pensioneve, me harmonizimin e përfshirë të rregullt ligjor” – thuhet në buxhetin për vitin 2018.

Deficiti në arkën e fondit është në rritje të vazhdueshme, ndërsa në periudhë prej dhjetë vitesh, transferet buxhetore me të cilat sigurohet likuiditeti janë rritur për 1,8 herë. Fondi shtetëror hyri në zonën e jostabilitetit financiar së pari pas reformës në vitin 2006, kur u bë kalimi prej sistemit me një shtyllë në sistemin me tre shtylla, e pastaj edhe me zvogëlimin e përqindjes së kontributeve prej 21,2% në 19% në vitin 2009, e pastaj edhe në 18% në vitin 2010.

MË TË SHUMTË JANË SHFRYTËZUESIT E PENSIONIT BAZUAR NË MOSHËN

Sipas lartësisë së pensionit, udhëheq pensioni ushtarak, i cili në gusht të këtij viti ka qenë më i lartë se 21.000 denarë, ndërsa më i ulët është pensioni bujqësor prej rreth 7.000 denarësh. Lartësia e pensionit mesatar në Maqedoni, e matur në muajin e tetë të këtij viti ka qenë 14.146 denarë ose 230 euro.

Lartësia mesatare e pensionit sipas llojit                      Pensioni familjar 11 331 denarë pensioni Invalidor  12 801 denarë Pensioni sipas moshës  15 414 denarë Pensioni bujqësor       7 033 denarë Pensioni ushtarak  21 330 denarë

Nga ana tjetër, më të shumtë janë pensionistët që marrin pension sipas moshës, ndërsa më të paktë janë ata që marrin pension minimal bujqësor.

Struktura e pensionistëve   Pensioni minimal bujqësor  0,07%   Pensioni ushtarak  0,42% Pensioni invalidor  11,44% Pensioni familjar 24,20% Pensioni sipas moshës  63,87%

Në gusht, sipas statistikës zyrtare të Fondit për sigurim pensional dhe invalidor, në vend ka pasur 315.112 pensionistë. Në pritje të analizës përfundimtare për gjendjet në sistemin pensional, e cila duhet të përgatitet në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë financiarë, zyrtarët nga organet kompetente thanë se tani për tani nuk do të ndryshojë mosha për pensionim, masë e cila u përmend në publik si e mundshme që të zbutet jostabiliteti financiar i FSPI-së.

“Është me rëndësi të përmendet edhe fakti se pensionistët aktualë janë të sigurt. Pensione kemi, pagesa e pensioneve është e rregullt. Dy herë në vit, ashtu siç premtuam edhe bëjmë, i harmonizojmë pensionet me shpenzimet për jetesë dhe me rritjen e rrogave, dhe mu për këtë ka edhe rritje të vazhdueshme të pensioneve. Mbetemi në qëndrimin se – kufiri i moshës për pensionim nuk do të ndryshojë. Të gjitha përshtatjet tjera që do të bëhen nuk do të jenë në dëm të askujt, por të gjithë së bashku do të investojmë për një sistem më të mirë. Nuk do të jepja afat, mirëpo është me rëndësi që të jemi të sigurt se kur bëhet një reformë të mos ketë dilema se në fund a do të kemi sistem stabil pensional që do të kujdeset edhe për pensionistët aktualë edhe për ata që do të vijnë” – deklaroi para do kohësh, ministresha për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska.

Një pjesë e ekonomistëve vlerësojnë se me vendosjen aktuale të sistemit të përgjithshëm pensional, qëndrueshmëria është në këmbë “të qelqta” dhe se në të ardhmen e afërt reformat janë të pashmangshme.

“Të gjithë faktorët në shoqërinë tonë, duke i përfshirë edhe bartësit e politikave, pajtohen se FSPI-së i nevojitet reformë. T’i përkujtoj lexuesit se edhe kryeministri deklaroi se në qoftë se ka nevojë do ta rrisin moshën e pensionimit. Kjo gjendje është shkaktuar nga fakti se pensionet – shpenzimi kryesor i FSPI-së – në të kaluarën janë rritur ad-hok, e nga ana tjetër u zvogëluan kontributet për pensione – të ardhurat kryesore të FSPI-së. Me një trend të këtillë, tani jemi në situatë në të cilën pothuajse gjysma e mjeteve të FSPI-ja i merr nga buxheti qendror. Domethënë, pensione do të ketë çdoherë, për shkak se buxheti qendror nuk do të shteret, mirëpo qëndrueshmëria e fondit është rrezikuar në masë të madhe për shkak të trendit rënës të të ardhurave të tij burimore” – thotë profesori Petreski.

Banka Botërore dhe Fondi monetar ndërkombëtar tashmë disa vite paralajmërojnë se fondi pensional i Maqedonisë është i paqëndrueshëm në afat të gjatë. Në Maqedoni raporti i punësuar – pensionist është 2 me 1, gjegjësisht në çdo dy të punësuar ka një pensionist, që nuk është në përputhje me standardet evropiane dhe konsiderohet si trend i paqëndrueshëm.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.