ANALIZË: Eurointegrimet – shans për standard më të mirë

Foto: commons.wikimedia.org

Bashkimi Evropian ka dhënë një datë të kushtëzuar për fillimin e negociatave, ndërsa NATO-ja e ka shkruar ftesën për anëtarësim që do të na e japë në Samitin e korrikut. Zgjidhja e kontestit të emrit i zhbllokoi integrimet euroatlantike, por problemet e brendshme, që akoma janë të pranishme, e kushtëzuan fillimin e negociatave për integrim në BE.  Maqedoninë e pret  një rrugë reformuese e gjatë, në të cilët duhet të shfaqet vullnet politik dhe të merren vendime të rënda, komentojnë një pjesë e analistëve për “Portalb“. Ekonominë tonë e presin reformat, e cila sipas performansave të deri tanishme është një prej më të varfrave në Evropë. 

 

STANDARD I LART – PRITSHMËRI TË MËDHA… 

Është e vërtetë se pas anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian, ekonomitë e vendeve të sapo pranuara nuk përparuan në mënyrë dramatike, por megjithatë tendencat janë pozitive, dhe duhet pasur parasysh se flasim për zhvillimin ekonomik të vendeve, disa prej të cilave me vite ishin të bllokuara në komunizëm, ndërsa nga ana tjetër, i kemi ekonomitë e zhvilluara evropiane, në të cilat standardi i jetesës duket i paarritshëm në raport me mesataret e vendeve të rajonit tonë.

Hapja drejt integrimeve evropiane do të hapë një perspektivë të re për vendin, dhe një nga problemet me të cilat do të përballemi është emigrimi, që do të ndikojë në ekonominë e brendshme, por duhet thënë se edhe tani, me globalizimin, nuk mund ta ndalojmë këtë proces – gjegjësisht lëvizjen e produkteve dhe të njerëzve. Duhet ta shohim efektin në sektorë të ndryshëm. Për shembull, ta shohim përmes angazhimit të një punëtori në Gjermani, i cili me zanatin e tij do të marrë një rrogë mesatare deri në 1,500 euro, dhe që t’i marrë ato duhet të punojë me të vërtetë 8 orë, gjegjësisht të jetë produktiv. Kjo do të reflektohet drejtpërdrejt në ekonominë e vendit, sepse edhe këtu kompanitë dhe të punësuarit do të tentojnë ta braktisin konceptin e rrogave të ulëta me produktivitet të ulët që e kemi tanithotë ekonomisti Fatmir Bytyqi.

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat-it, ekonomitë më të fuqishme evropiane mbeten Belgjika, Danimarka, Luksemburgu, Irlanda, Gjermania, Austria, Suedia.
Nga ana tjetër, ekonomitë më të varfra evropiane, sipas nivelit mesatar të standardit të jetesës, janë Bullgaria dhe Kroacia, por megjithatë ato qëndrojnë më mirë në krahasim me vendet aspirante, si Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi.

 

                Standardi jetësor në raport me mesataren evropiane:

 

Gjermani     123%                                       Greqia       67%

Luksemburgu   253%                                 Kroacia   61%               

Belgjika          117%                                    Bullgaria    49%

 

Sipas statistikave zyrtare evropiane, vendet aspirante për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë shumë prapa standardit evropian..

           

         

Standardi jetësor në raport me mesataren evropiane/vendeve aspirante:

 

Maqedonia   37%

Shqipëria      29%

Serbia           37%

Mali i Zi     46%

 

Ish-ministri i financave, profesori Nikolla Popovski, për “Portalb”-in, thotë se integrimet euroatlantike mund të ndikojnë për trende pozitive në ekonomi, por vendimet për atë se cili do të jetë koncepti ekonomik, në fund të fundit do të varet nga krijuesit e politikave brenda vendit.

Është e vërtetë se vendet fqinje dhe me hyrjen në BE dhe/ose NATO nuk arritët dukshëm ta përmirësojnë performancën e tyre ekonomike, dhe me gjasë kjo na pret edhe neve në afat të gjatë. Ajo që është me rëndësi ta kuptojmë është fakti se situata jonë ekonomike para së gjithash do të varet nga aftësia jonë për ta udhëhequr mirë ekonominë, e jo nga pritjet joreale se situata do të përmirësohet automatikisht. NATO-ja është vetëm një nga parakushtet e mira, por jo edhe garanci për gjendje të mirë ekonomike në cilindo qoftë vend – thotë profesori universitar dhe njëri nga ish-ministrat e financave, Nikolla Popovski

 

Maqedonia, sipas paralajmërimeve, duhet të hyjë në procesin e skriningut, si pararendës i fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE. Hyrja në Aleancën e Atlantikut të Veriut, sipas Ismet Ramadanit, kryetar i organizatës joqeveritare Këshilli euroatlantik i Maqedonisë, do të jetë sinjali i parë dhe i rëndësishëm për hyrjen e investuesve të huaj.

Vetë fakti që do të marrim ftesë për anëtarësim në NATO dhe do të bëhemi anëtare e plotë e Aleancës së Atlantikut të Veriut, do të thotë se do t’i ndajmë vlerat e njëjta me vendet e tjera – anëtare të NATO-s, shumica e të cilave janë vende të Bashkimit Evropian. Në ato kritere, si komplementare, përveç çështjeve të sigurisë dhe të ushtrisë, ka edhe të tjera që lidhen me sigurinë ligjore dhe ekonominë. Kompanitë serioze që janë të gatshme të investojnë, pyetjen e parë që e bëjnë ka të bëjë me rregullativën, gjegjësisht me sistemin juridik, ndërsa pyetja e dytë ka të bëjë me sigurinë. Duhet ta kemi të qartë se interesi i kompanive të huaja, mbi të gjitha, është që kapitali i tyre të jetë i garantuar dhe i sigurt, i mbrojtur, – thotë Ismet Ramadani për “Portalb“-in.

Zgjerimi i fundit i Bashkimit Evropian u zhvillua u bë në vitin 2007 kur Bullgaria dhe Rumania hynë në Bashkimin Evropian, vende që e ndërmorën këtë hap 17 vjet pas rënies së komunizmit. Kur hyri në BE, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për kryebanori në Bullgari ishte 4,860 dollarë, ndërsa në vitin 2016 ai u rrit në 7,580 dollarë, që paraqet një rritje prej pothuajse 36%. Në rastin e Rumanisë, PBB-ja për kryebanori në vitin 2007 ishte 6.520 dollarë, ndërsa në vitin 2017 ajo u rrit në 9.480 dollarë, apo për 31%. Në periudhën e njëjtë, në Maqedoni PBB-ja për kryebanori (krahasimi 2007-2016) është rritur për 28%, por në vlerë absolute, dhe vendi ngec me 5.890 dollarë PBB për kryebanori. Trende të ngjashme janë vërejtur edhe te vendet që iu bashkuan NATO-s, kështu që “Portalb”-i, tashmë analizoi se në Bullgari, pesë vjet përpara se të bëhej anëtare e NATO-s, investimet e huaja direkte si përqindje e PBB-së ishin 7%,ndërsa në Shqipëri, pas hyrjes në NATO, investimet e huaja rriten edhe për një miliard euro në vit (për shembull në vitin 2016) dhe arritën rreth 10% të PBB-së.

Ftesën për anëtarësim në NATO, Maqedonia e morri në samitin e korrikut, përderisa gjysmë e drejta për anëtarësim do të ndodh pasi të përfundojnë procedurat ligjore, së bashku me referendumin, me të cilin do të krijohen kushte për ndryshime ligjore. 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.