Ambienti ekonomik nuk është “zero” – deklarata e Gordana Silljanovska-Davkova përsërit dezinformatën

 

 

Në duelin mes kandidatëve presidencial, kandidatja e VMRO-DPMNE dhe koalicioni, Gordana Silljanovska-Davkova, dha deklaratën në vazhdim, të cilën e vlerësojmë sikur të pavërtetë: 

Ekonominë më së mirë e vlerësojnë ekonomistët nga jashtë, partneri jonë më i madh ekonomik, Gjermania, gjegjësisht sipërmarrësit e vlerësuan ambientin ekonomik me zero. 

[Burimi: Dueli TV të kandidatëve presidencial, RTM1 – data: 12.04.2019]

 

ARSYETIM:

Kjo deklaratë thuhet mbi baza të shkrimeve gazetareske, të publikuar në një prej portaleve informative maqedonase. Ky shkrim u recenzua nga ana e portalit motër të “Vërtetmatësit”, që shërben në suaza të projektit “Me mendim kritik deri te qytetarët me artin mediatik – Krithink“, dhe të cilin, po ashtu e zbaton Fondacioni “Metamofroza”, me çka u vlerësua si plotësisht i pasaktë.

Edhe pse, qëllimi kryesor i projektit “Krithink” është zgjerimi i shkrimit mediatik dhe në suaza të tij një prej aktivitete kanë të bëjnë me publikimin e recenzioneve gazetareske (shkrime, kontrbute, dhe të tjera).

recenzionin e këtij shkrimi, recenzuesi thirret në komunikatën e dhënë me rastin e anketës e cila në shkurt të këtij viti e zbatoi Delegacioni i ekonomisë gjermane në Maqedoninë Veriore.

Anketa përmban nota të pronarëve dhe në komunikatën deri te opinioni që në nëntitull qëndron se 76% e investitorëve do të investonin përsëri në Maqedoninë Veriore. Kompanitë optimiste presin se ekonomia në vitin 2019 do të jetë shumë më e mirë prej vitit të kaluar.”

Kur bëhet fjalë, për anketën, si shembull në reacenzion citohet çështja si kompanitë vlerësojnë situatën prej aspektit të punës së tyre dhe të industrisë, me çka 61% e të pyeturve janë të kënaqur prej gjendjes momentale në kompaninë e vet, 29% e vlerësojnë si të mirë, vetëm 10% e vlerësojnë si të keqe.

Duke patur parasysh një përmbajte të tillë të komunikatës, recenzuesi jep përfundimin se fjalët në vazhdim: “sido që të jetë nota e përgjithshme, ajo përsëri nuk është “zero”. Ai thekson edhe se titulli i shkrimit, i cili thotë se “Qeveria e Zaev morri vendimin zero të investitorëve gjerman” dhe është e ngjashëm me deklaratën e Silljanovska-Davkova se “sipërmarrësit e vlerësuan ambientin ekonomik me zero”, është “tendencioz dhe paraqet të pavërtetë”. 

Dhe siç duket kur bëhet fjalë  për dezinformatë, një e pavërtetë e tillë më pas u morr nga portale të afërta me opozitën, dhe në fund të arrij deri te kandidatja presidenciale Gordana Silljanovska-Davkova në formë të deklaratës së saj të pasaktë dhe të pavërtetë, deklaratë e dhënë gjatë duelit televiziv të tre kandidatëve presidencial.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Vlladimir Petreski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.