Aleksandar Nikolloski me “fakte” të shpikura për mbledhjen e ministrave në Luksemburg

Foto: screenshot

 

Gjatë diskutimit në emisionin “Top Tema”, në TV Telma, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së ministrave të vendeve anëtare të BE-së në Luksemburg, ku u hap diskutimi për fillimin e negociatave të vendit dhe shtyrë e datës për në tetor, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, doli me një numër faktesh të cilat mund të konsiderohen si të shpikura/krijuara, me qëllim të ndryshimit të pasqyrës për këtë ngjarje dhe sulmi për “paaftësi” ndaj Qeverisë

 

Shkruan: Ljubomir Kostovski

 

Vendet anëtare të BE-së do të mblidhen më së voni në tetor për çështjen e hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo del prej takimit të ministrave për Punë të Jashtme në BE, i cili u mbajt të martën, me 18 qershor në Luksemburg. Thënë shkurt – ato përshëndetën Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen me Bullgarinë, por shtynë çështjen për datën e fillimit të negociatave për shkak të kohës së kufizuar. Mbetemi së bashku me Shqipërinë për të cilën formulimi është pothuajse i identik lidhur me këtë çështje. Për këtë u debatua në “Top Tema” në Televizionin Tellma me Simonida Kacarska nga Instituti për Politikë Evropiane, Këshilltari shtetëror për politika evropiane, Dragan Tillev dhe Aleksandar Nikolloski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Gjatë diskutimit në emisionin e përmendur, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së doli me fakte të cilat mund të vlerësohen si të imagjinuara/krijuara, me qëllim që të ndryshohet pasqyra për përfundimet e mbledhjes në Luksemburg. Ja disa prej tyre.

Së pari,  Nikolloski theksoi se në mars të këtij viti, nga elitat politike të katër shteteve anëtare të BE-së, Qeverisë së RMV-së ju sugjerua se duhet të zvoglojë pritshmëritë për fillimin e negociatave me Unionin duke mos theksuar se kush janë ato vende dhe kush janë ato politikan.

SPIN: Disa vende përpunuan këto raporte dhe ato i janë dorëzuar Qeverisë, këto raporte janë shumë të ndryshme prej Raportit të cilin në tërësi e përpunoi Komisioni Evropian. Qëllimi ka qenë që të përmirësohet Qeveria, dhe të bëhen përmirësime tjera në ndërkohë, por ato nuk janë realizuar…Qeveria sot priti se do të ketë dy-tre kritere të cilat do të duhet t’i plotësojë deri në tetor, që në tetor të merret vendimi për fillimin e negociatave, por kritere të tilla nuk ka…Edhe në skenarin më të mirë është diskutabile nëse deri në dhjetor të vitit 2020 do të marrin datë për negociata” – theksoi Nikolloski

(Burimi: Top Tema në Tellma prej minutës 22, data: 18.06.2019)

KUNDËRSPIN: Ekspertit i pranishëm Tilev theksoi se ne si vend kemi kontakte me të gjithë diplomatët, si dhe me politikanët të cilët vendosin për çështje të mëdha në Bashkimin Evropian gjatë takimeve të caktuara dhe nga këto kontakte nuk ka njohuri për shtyrje, kritere dhe të ngjashme.

Ne vazhdimisht marrim këshilla të caktuara me qëllim të mirë, 15 vite mbrapa, me fokuse të ndryshme, në shtete të caktuara…Në Raport marrin pjesë shumë faktor që ne edhe nuk kemi njohuri. KE mbledh informacione nga të gjithë diplomatët në vend, të gjithë organizata joqeveritare, dhe informacioni i cili mund të dëshmohet dhe të pranohet, futet në Raport. Nëse bëhet fjalë për spekulime ose pretendime të padëshmuara, kuptohet se nuk do të gjejnë vend – theksoi eksperti i pranishëm Tilev, i cili një kohë ka qenë edhe këshilltar i ministrit për Punë të Jashtme.

Në lidhje me kritere ai theksoi se “Komisioni Evropian propozon të shkohet në negociata pa kushte…tani”. Do të thotë, thekson Tilev, nuk ka asnjë kusht dhe nuk ka shtyrje.

Ekspertja e pranishme Kacarska, po ashtu, në vazhdim të diskutimit të Tilev theksoi se nëse ka pasur aq shumë papajtueshmëri te disa vendeve, kjo patjetër se do të shihej nga mbledhja në Luksemburg, por të tilla nuk ka. “Kushte shtesë nuk ka në këtë dokument” – theksoi ajo dhe lejoi që gjithsecili se të interpretojë si të dojë. (prej minutës 26). 

* * * 

Nënkryetari i pranishëm i VMRO-DPMNE-së Nikolloski, në tentim që t’i kthejë jetë tezës së tij për rezistencë të fshehur dhe të padukshme ndaj fillimit të negociatave në vend, ndërsa të “padukshme” edhe në Raportin e Komisionit Evropian, dha tezën se përsëri ka kundërshtarë të fuqishëm dhe kushtëzues.

SPIN: Në fillim thuhej se Franca është problem, tani është problem edhe Gjermania. Pastaj kishim triada kundër kancelares Merkel… Pakica (për të cilën flet Han ) e ndërtuar prej vendeve sipas numrit të banorëve ose fuqisë ekonomike, gjegjësisht ajo paraqet vendet anëtare më të fuqishme në BE – theksoi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së. (prej minutës 34)

KUNDËRSPIN: Redaktori i redaksionit maqedonas të “Deutsche Welle”, Boris Georgievski, u kyç me raportin e tij në kontekst të këtij diskutimi diskutimi.

Arsyeja kryesore për shtyrje e vendimit për datën e fillimit të negociatave është diskutimi në Budestag, i cili duhet të mbahet në vjeshtë. Qeveria gjermane nuk mund të ndryshojë vendimin pa mbështetjen e Parlamentit të tyre. Përderisa diskutimi do të mbahet në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit, më tej nuk duhet të ketë pengesa Maqedonia të fillojë negociatat, të paktën nga Berlini. Sekretari shtetëror në MPJ të Gjermanisë, Rot, sot vërtetoi se Bundestagu gjerman dha propozim për datë më së voni deri në tetor. 

Gjeorgievski më pas në detaje listoi lajmet gjermane. Prej tyre mund të përfundohet se në kryeqytetet evropiane ka dyshime nëse Shqipëria të del prej kombinimit (Paris), ose ka gjasa reale që Shqipëria do të bie nga kombinimi (Berlin dhe Hag), ndërsa është e qartë se Johanes Han, eurokomisari për zgjerim, nuk e ka përmendur Shqipërinë në fjalimin e fundit. Do të thotë, për Maqedoninë e Veriut nuk ka pengesa. (prej minutës 36). 

Edhe ministri për Punë të Jashtme të Sllovakisë, Mirosllav Lajçak, i cili drejtpërdrejt nga Luksemburgu udhëtoi ditën tjetër për në Shkup, deklaroi se asnjë prej 28 vendeve anëtare të BE-së nuk ka qenë kundër negociatave me Maqedoninë e Veriut në mbledhjen e Këshillit për Punë të Përgjithshme në Luksemburg.

Asnjë vend anëtar nuk tha “Jo” për Maqedoninë e Veriut. Vendet anëtare kanë probleme me Shqipërinë dhe kjo është dilemë për të cilën duhet të mendojmë dhe të diskutojmë. Ka një rezolutë nga Parlamenti i Holandës, i cili thuhet se janë kundër ftesës së Shqipërisë dhe mendojë se në këtë periudhë deri në tetor duhet të shfrytëzohet nga ana e Qeverisë në Tiranë që të ballafaqohet me një shqetësim të tillë, i cili ekziston në vendet anëtare në lidhje me to. Ato thanë se nuk është koha për zgjerim, duhet të fokusohemi në Brexit dhe në konsolidimin, por mbizotëron mendimi se Vendi juaj realizoi gjëra të shkëlqyera me Marrëveshjen e Prespës dhe përfundoi punë të mirë me reformat dhe tani është detyra jonë të përfundojmë pjesën tonë të detyrave të shtëpisë dhe të ju bëjmë Ftesë. Presim të materializohet në Tetor – deklaroi Lajçak në konferencë për shtyp me ministrinë për Punë të Jashtme Nikolla Dimirtov. Lajçak udhëtoi në Shkup si kryetar i OSBE-së.

Prej këtu, një pjesë e madhe e fakteve të dala në emisionin “Top Tema” të nënkryetarit Aleksandar Nikolloski mund të vlerësohet si spinime, shpikje dhe të pavërteta. 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.