Akuzat për ndërhyrje të Rusisë në Maqedoni nuk janë të pabaza

Foto: Meta

 

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, me rastin e intervistës së Ministres së Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska për agjencinë “Bllumberg” (në të cilën ajo tha se Qeveria e re i përforcon përpjekjet që Maqedonia të anëtarësohet në NATO dhe se ky anëtarësim në aleancën ushtarake do ta mbrojë vendin nga ndikimi rus), deklaroi:

Akuzat në llogari të Moskës për ndërhyrje ruse në çështjet e brendshme të Maqedonisë janë të sajuara dhe ta pabaza. 

[Burimi: Meta, Data: 15.08.2017]

 

ARSYETIM:

Këtë deklaratë të zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Marija Zaharova, e vlerësojmë si të pavërtetë. 

Në periudhën e fundit u publikuan më shumë shkrime të cilët demantojnë pretendimin e Zaharovës se “akuzat në llogari të Moskës janë për ndërhyrje në çështjet e brendshme të Maqedonisë janë të sajuara dhe të pabaza”, në këtë shkrim do të përmendim disa nga to.

Në qershor të vitit 2017 video-portali NOVA TV publikoi hulumtim të përbashkët me partnerët e
“OCCRP” (Rrjet për hetim të krimit të organizuar dhe korrupsionit OCCRP) dhe Rrjeti serb për hetime të krimit dhe korrupsionit – “KRIK” në partneritet me gazetën Britaneze “The Guardian”, ku thuhet:

 Spiun dhe diplomatë rus kanë qenë të përfshirë me dekada në përpjekje të shpërndarjes së propagandës dhe provokimit të grindjes në Maqedoni si pjesë e përpjekjeve më të gjerë rajonale për ndalimin shteteve ballkanike për t’u bashkangjitur NATO-së. 

Përfundimet që dalin prej këtyre dokumenteve (nga shërbimet sekrete maqedonase) të cilët më javë i ka analizuar dhe kontrolluar ekipi i gazetarëve prej katër shteteve, shfaqin se:

Me përdorimin e të gjithë teknikave dhe metodologjive të të ashtuquajturës fuqisë së butë, si pjesë e strategjisë së Federatës Ruse në Ballkan, qëllimi është izolimit të vendit (Maqedonisë) nga ndikimi i Perëndimit, thuhet në një prej dokumenteve. “Edhe më shumë, politika e jashtme ruse është në lidhje të ngushta me strategjinë energjetike qëllimi i të cilës është kontrolli mbi resurset strategjike energjetike përmes partneritetit me shtetet ballkanike”, është shkruar në një prej raporteve sipas të cilit qëllimi afatgjatë i Rusisë është që të çojë Maqedoninë në gjendje të “varësi eksluzive ndaj politikave rusë”.  

Përkundër kësaj, dokumentet e publikuara në këtë hetim flasin se në periudhën e kaluar në vend janë themeluar rreth 30 asociacione maqedonase-ruse, që paraqesin një numër të rëndësishëm, ndërsa kaq asociacione bilaterale miqësore në Maqedoni nuk ka asnjë vend tjetër.

Më tej, në maj të vitit 2017 “Sputnik Serbija” (është themeluar përfaqësuesi rajonal i Agjencisë ruse të informacionit me pronë në Kremlin), duke u nisur nga informacioni jozyrtar i “Veçerenje novosti” publikoi tekstin me titull: “Në Maqedoni nga Kosova kanë hyrë 800 veteran të armatosur të UÇK-së” i cili pretendon se:

Shërbimet serbe për siguri kanë zbuluar se rreth 800 veteran të armatosur të organizatës terroriste UÇK-së nga Kosova kanë hyrë në Maqedoni. 

Kjo manovër është kryer në dy raste, ndërsa sipas të dhënave operative ekstremistët shqiptarë kanë qenë të pajisur me armë automatike. Në territorin e Maqedonisë kanë hyrë grupe, ndërsa në mënyrë të fshehtë janë transportuar edhe armë…

Me këtë, “Sputniki” shtetëror hyri në fushatë të cilën e udhëhoqën gazetar proruse në Serbi, por edhe disa në Maqedoni, duke publikuar lajme për qindra ekstremist në kufirin perëndimor dhe veri-perëndimor të Maqedonisë, të cilët në numër të madh ishin para ngjarjeve të 27 prillit në Kuvendin e RM-se dhe dhunës mbi deputetët nga shumica e re qeverisëse. Siç e dim tashmë, nuk kishte aspak ekstremist të armatosur, aq më pak se ata hynë në territorin maqedonas.

Me 06.04.2017 “Sputnik” publikoi tekstin “Kosova plus Maqedonia – Shqipëria e Madhe”, në të cilin shkruhej:

Kriza e tanishme në Maqedoni është nxitur nga jashtë, me qëllim që vendi të federalizohet me shkëputjen e shqiptarëve, gjë që paraqet hapin e fundit drejt krijimit të “Shqipërisë së Madhe”, është arritur në përfundim në emisionin “Svetot so Sputnik”

Ky nuk është shembulli i vetëm me të cilët “Sputnik” ka ushqyer eufori në vend. U publikuan shkrimet me të cilët është paralajmëruar luftë në Maqedoni dhe janë cituar deklarata të cilat kanë thënë se “ekziston potencial që të vijë deri te incidenti mes përfaqësuesve të palëve kundërshtuese, por edhe rrezikut që të ndodhin sulme të organizuara, siç ishte ai me Kumanovën, në maj të vitit 2015” (A qëndron CIA prapa konfliktit në Maqedoni 26 prill), duke krijuar përshtypjen se konflikti është “para dere”.

Me 21 maj të vitit 2017 Agjencia ruse e informacionit publikoi tekstin në të cilin thuhet:

Edhe pse në Maqedoni nuk ekziston parti e vërtet patriotike, kjo nuk do të thotë se vendi nuk ka patriotë.

Sipas “Sputnik”, “qindra mijëra aktivist të shoqërisë civile të cilët morën pjesë në protestat për  Maqedonië së Bashkuar, si dhe disa gazetarë të njohur, mund që të jenë thelbi i partisë së re pro-maqedonase”. Teksti përmend edhe emra potencial të liderëve të një partie të atillë, përgjatë të cilës bëhet fjalë për persona të cilët hapur sulmojnë NATO-në të cilët edhe në të kaluarën kanë pasur qëndrime pro-ruse.

Kshtu që, përkundër pretendimeve të zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Zaharova, këto shembuj flasin se “Akuzat në llogari të Moskës për ndërhyrje në çështjet e brendshme të Maqedonisë”, nuk   janë të sajuara dhe të pabaza.

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.