Akoma po fshihen aksionarët me më pak se 5 përqind të pjesëmarrjes në kapitalin e shoqërive

Foto pxhere.com

 

PRETIM: Do të miratojmë detyrë ligjore për transparencë në pronësi të shoqërive tregtare. Kjo do të thotë se duhet të publikisht të dihen edhe aksionarët me më pak se 5 përqind pjesëmarrje në kapital.

[Burimi: Programi i LSDM për zgjedhjet parlamentare në vitin 2016 “Plani për jetë në Maqedoni“, faqe 232]

 

ARSYETIM:

Edhe përkrah asaj që LSDM premtoi, nuk e realizoi premtimin se do të zbatojë transparencë të plotë te shoqëritë tregtare dhe se do të publikoi aksionarët me më pak se 5 përqind pjesëmarrje në kapital. Premtimin LSDM e dha gjatë zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016 në programin e saj “Plani për jetë në Maqedoni”, në pjesën e planifikuar për gjashtë muajt e parë të mandatit të Qeverisë.

Qeveria në ndërkohë përgatiti ndryshime të Ligjit për letra me vlerë të cilat kanë të bëjnë me vazhdimin e afatit për kuotën e detyruar dhe të mundësojë shlyerjen e transaksioneve ndërkufitare përmes lidhjes së depozituesit me depozituesit e huaj, por në këto propozim-ndryshime nuk ka ndryshime te publikimi i aksionarëve me pjesëmarrje më pak se 5 përqind të kapitalit.

Nga ana e Ministrisë së Financave e cila ka kompetenca për përgatitjen e ndryshimeve në Ligjin për letrat me vlerë dhe Ministrisë së Ekonomisë e cila është kompetente për përgatitjen e ndryshimeve të Ligjit për shoqëri tregtare, nuk ka njoftim se punohet në ndryshime të këtyre ligjeve të cilët mundësojnë publikimin e pronarëve me kapital nën 5 përqind në shoqëri tregtare.

Në faqen e internetit të Komisionit të letrave me vlerë dhe Qendrës së depozitimit të letrave me vlerë akoma janë në fuqi dispozitat ligjore prej vitit 2016 dhe nuk ka informacione të vendosur për aksionarët me pjesëmarrje më pak se 5 përqind në kapitalin e shoqërive tregtare.

Për përmirësimin e transparencës së shoqërive tregtare Qeveria propozoi ndryshime në Ligjin për shoqëri tregtare me të cilat hiqen dispozitat për shoqëri të fshehta që të mund të rritet transparenca në përfitim dhe të ulet mundësia për evazion fiskal.

Janë miratuar ndryshimet në Ligjin për ndalim të parave dhe financim të terrorizmit me të cilat paraqitet regjistri i pronarëve të vërtetë të kompanive, por regjistri do të funksionojë prej tetorit të vitit të ardhshëm.

Sipas kësaj, premtimi i LSDM-së dhënë gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016 se në gjashtë muajt e parë të formimit të Qeverisë (deri në fund të nëntorit të vitit 2017), do të mundësojë transparencë të plotë të shoqërive tregtare me atë që do të obligojë që të publikojnë pronarët e aksioneve me pjesëmarrje nën 5 përqind të kapitalit, nuk është realizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Rada Isovska -Manevska 

 


Ky shkrim është përgatitur në kuadër të Projektit për rritje të llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve, Вистиномер, që e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfizis me përkrahje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e autorëve dhe në asnjë formë nuk mund të vlerësohet që i paraqet pikëpamjet e Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni .