Akoma nuk mund të themelohet shoqëri tregtare me depozitë fillestare prej një euro

Foto: Pixabay

 

Partia qeverisëse LSDM në programin parazgjedhor “Plani për jetë në Maqedoni” dha premtimin me afat, të cilin sipas verifikimit tonë e vlerësojmë si të parealizuar:

Shoqëri tregtare me kapital prej një euro: Do të mundësojmë themelimin e një shoqërie tregtare të posaçme me shumë minimale prej 1 euro. Këto shoqëri tregtare do të kenë shenjë tjetër, dhe të dukshme, ashtu që çdo person i cili do të bashkëpunojë me një tip të këtillë në subjektin biznesor të dijë se kapitali i tij themelues është 1 euro. 

[Burimi: LSDM-Plani për jetë në Maqedoni, faqe 213, data: dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

Premtimi i dhënë i LSDM në programin parazgjedhor, së pari në formë të përgjithshme e gjejmë në faqen 65, dhe më pas më konkretisht në “Vende të reja të punës, më shumë para te qytetarët, mbështetje për kompanitë e vendit”, në faqe 213. Ky premtim është vendosur në pjesën Reforma urgjente me prioritet në qeverinë e re dhe me afat konkret të plotësimit në 6 muajt e parë. Duke mos përmendur afat është vendosur edhe në Programin për punë të Qeverisë së RM-së 2017-2020, faqe 7.

Premtimi është vendosur edhe në Programin për punën e  Qeverisë për vitin 2018, por është vendosur në pjesën iniciativa me prioritet të mesëm edhe atë për në shtator.

Verifikimi i realizueshmërisë është bërë përmes disa të dhënave të qasshme në internet, konkretisht në faqen e Qeverisë, në faqen e Ministrisë së Drejtësisë në pjesën e ligjeve ekzistuese dhe përmes verifikimeve të  publikimeve në mediume.

Në asnjë vend gjatë verifikimit nuk arritëm deri te informacioni lidhur me këtë premtim. Më saktë, premtimi është i lidhur edhe me ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Shoqëri tregtare, i cili për herë të parë është miratuar në vitin 1996, pastaj në vitin 2002, pastaj ka hyrë në fuqi me versionin e ri të vitit 2004, i cili po ashtu, prej atëherë është ndryshuar shumë herë dhe është plotësuar.

Megjithatë, ndryshimi i parafundit është bërë në vitin 2016, kur në qeveri ka qenë akoma një parti tjetër politike me shumicë në Kuvend, ndërsa ndryshimi i fundit është bërë në prill të vitit 2018. Pas verifikimit edhe të ndryshimit të fundit mund të konstatohet se intervenimet nuk kanë të bëjnë me këtë materie.

Ligjin për shoqëri tregtare, neni 172, në detaje është rregulluar se me çfarë kapitali fillestare mund të regjistrohet një shoqëri. Ajo shumë është e kufizuar në pragun minimal dhe ai prag fillon prej 5.000 euro në kundërvlerë në denarë. Kjo shumë themeluese ose kapitali themelor i shoqërisë, mund të rritet, por nuk mund të zvogëlohet, përkatësisht ka procedura strikte se çka mund të bëhet nëse fillon të zvogëlohet.

Prej këtu, pasi që nuk ka ndryshime në këtë nen ose në nene të tjera të Ligjit në drejtim të plotësimit për formimin  një shoqërie tregtare me kapital fillestare prej 1 euro, mund të konstatohet se premtimi i dhënë në programin parazgjedhor të LSDM-së, nuk është realizuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.