Akoma nuk ka ligj për shfuqizimin e masave të lustracionit

Стратегијата за реформи во правосудниот сектор на Министерството за правда, т.е. на Владата на РМ предвидува, како една од целите на реформите, да се донесе и законска рамка со која ќе се поништат правните мерки и последици од процесот на лустрација во земјава, кој се спроведуваше повеќе години и кој е генерално оценет како неправичен, злоупотребен и штетен за правата на одредени поединци

 

Në strategjinë për reforma në sektorin e drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë në RM, është edhe masa në vazhdim e cila akoma nuk është realizuar:

Krijimi i një kornize ligjore për shfuqizimin e masave dhe pasojave të drejtësisë nga procesi i lustrimit. 

(Afati – dhjetor viti 2017)

[Burimi: Strategjia për reforma në sektorin e drejtësisë – Plani Aksionar, nëntor 2017, nëntor 2017]

 

ARSYETIM:

Strategjia për reforma në sektorin e drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë, të Qeverisë së RM-së parashihet, si një prej reformave kryesore, që të miratohet edhe kornizë ligjore e cila do të shfuqizojë masat e drejtësisë dhe pasojat prej procesit të lustrimit në vend, i cili u realizua për më shumë vite dhe i cili në përgjithësi është cilësuar si joligjor, i keqpërdorur dhe i dëmshëm për drejtësinë për disa individ të caktuar.

Kjo masë në një formë më të përgjithshme është përmendur edhe në programin parazgjedhor të LSDM-së prej vitit 2016, ku u premtuar dëmshpërblimi i viktimave nga rastet e montuara gjyqësore, gjë që mund të realizohet në korrelacion edhe me procesin e lustrimin, sepse procedurat ankimore të lustrimeve zgjidhen me rrugë gjyqësore. Po ashtu, një kompensim i tillë është premtuar në Programin për punën e Qeverisë 2017-2020.

Strategjia për reforma është miratuar së bashku me Planin Aksionar për zbatimin e reformave. Në planin aksionar thuhet se masat për krijimin e një kornize ligjore lidhur me shfuqizimin e masave dhe pasojave nga procesi i lustrimin do të miratohet në dhjetor ti vitit 2017.

Pas verifikimit të detajuar në internet mund të konstatohet se masa nuk është zbatuar, as është miratuar, aq më pak nuk është propozuar një vendim i tillë ligjor.

Kërkuam në faqen e Qeverisë së RM-së, në të cilën lajmet e fundit për lustrimin akoma janë të kohës së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Po ashtu edhe verifikimi i faqes në Kuvendin e RM-së, në pjesën e dokumenteve, nuk dha rezultate. Kërkuam edhe në faqen e Qeverisë, ENER ku vendosen të gjithë vendimet ligjore të propozuara, po ashtu nuk morëm rezultate.

Edhe verifikimi ynë në telefon me disa organizata relevante joqeveritare të cilat ndjekin këto çështje vërtetoi se nuk ka ndonjë vendim të tillë ligjor as në formën e propozimit, as nuk ka masa për dëmshpërblim të viktimave prej procesit të lustrimit.

Sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, konstatuam se kjo masë nuk është realizuar.

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.