Akoma nuk është pastruar deponia e egër në lagjen e romëve në Tetovës

Фото: Порталб

 

Premtim: Pastrimi i deponisë së egër në rrugën “Dervish Carra”

 Intervista e kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi për „Portalb“ dhe „Vërtetmatës“  , data: 25.05.2018]

ARSYETIM:

Në intervistën për “Vërtetmatësin” dhe “Portalb“, me 25.05.2018 kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi premtoi se do të pastrohet deponia e egër në rrugën “Dervsh Cara”, vetëm 700 metra larg objektit të Komunës. Ky premtim i saj deri më tani (14.12.2018) nuk është realizuar. 

Në intervistën e përmendur, e pyetur për këtë deponi të egër në rrjedhën e lumit Shkumbin, kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi premtoi se deponia do të pastrohet dhe më pas shtoi:

Siç e dini, kemi punuar dhe vazhdojmë të punojë në eliminimin e të gjithë vendeve që mund të jenë vende potenciale për deponi të egra. Pastrimi është aktivitet normal punues i ndërmarrjes komunale

Në periudhën e kaluar qytetarët e kësaj pjese u ankuan se institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërmarr asgjë për pastrimin e deponisë, aq më pak për ndalimin e personave që hedhin mbeturina në atë pjesë, në veçanti në këtë periudhë të vitit kur ndotja është në nivel të lartë.

Gjatë verifikimit në ueb-faqen e Komunës së Tetovës nuk gjetëm ndonjë informacion për atë se në të ardhmen e afërt do të pastrohet deponia e egër. Një informacion të tillë nuk ka as në profilin e facebook-ut të kryetares Arifi.

Së fundmi (02.12.2018), të pyetur në lidhje me këtë problem nga Komuna e Tetovës për “Portalb”, deklaruan:

Pastrimi i lumit Shkumbin ka nisur nga gjysma e dytë e muajit nëntor, duke filluar nga pjesa e sipërme  dhe duke vijuar ne pjesën e poshtme të të njëjtit. Mbeturinat të cilat janë të hedhura në lum do të pastrohen në momentin kur do të pastrohet edhe shtrati i lumit në këtë pjesë. Krahas kësaj, komuna e Tetovës ka edhe projekt të veçantë për pastrimin dhe rregullimin e shtratit të lumit Shkumbin në këtë pjesë e që pritet të fillojë në vitin 2019

Duke pasur parasysh se sipas premtimi të Arifit (dhënë në maj të këtij viti në intervistën për “Portalb” dhe “Vërtetmatësin”), kjo deponi duhej të pastrohej, por deri më tani (14.12.2018) kjo nuk ndodhi, këtë premtim të kryetares të Komunës së Tetovës e vlerësojmë si të parealizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Drilon Saliu

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.