Akoma nuk është miratuar ligji i ri për dhurimin e ushqimit

Foto: pixabay.com

.

Do të miratojmë ligj, si në Francë, i cili do të mundësojë dhurim të ushqimit nga ana e supermarketeve, restoranteve, prodhuesve dhe distributorëve. 

 [BURIMI: Programi parazgjedhor i LSDM-së „ Plani për jetë“, faqe 215 , data: dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

Gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) LSDM premtoi se në gjashtë muajt e parë të mandatit do “të miratohet ligj, sikurse në Francë, i cili do të mundësojë dhurimin e ushqimit nga ana e ­supermarketeve, restoranteve, prodhuesve dhe distributorëve”. Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve deri më tani (09.08.2018), edhe pas një viti nga mandati i Qeverisë së udhëhequr nga LSDM, nuk është realizuar. 

Premtimi i përmendur është edhe në programin zgjedhor të LSDM-së: “Plani për jetë në Maqedoni“, në Planin 180 – reforma urgjente me prioritet në qeverinë e re në 6 muajt e parë të qeverisë së re”, në kapitullin “politika sociale” (faqe 215). Që do të thotë, sipas afatit për realizim të përmendur në program (gjashtë muajt e parë të mandatit), vendimi ligjor i cili duhet të mundësojë dhurim më të lehtë të ushqimit, duhej më së voni të realizohet deri në fund të nëntorit të vitit 2017 – duke pasur parasysh se Qeveria e re kryeministrit Zoran Zaev u zgjodh me 31 maj të vitit 2017. Përsëri, përkundër planeve të këtilla deri më tani (09.08.2018), kjo nuk është realizuar.

Verifikimi i “Vërtetmatësit” tregoi e deri në momentin kur është shkruar ky tekst nuk është miratuar ligj i ri, aq më pak, se janë krye ndryshime në ligjet të cilët e trajtojnë këtë problem. Kështu për shembull janë, Ligji për siguri të ushqimit dhe Ligji për dhurim dhe për sponsorizimi në veprimtarit publike, me të cilët do të mundësohej ulje të tatimeve për kompanitë maqedonase të cilat duan të dhurojnë ushqim.

Ligji për dhurime dhe sponsorizime është miratuar në vitin 2006, ndërsa në 12 vitet e fundit disa herë është ndryshuar. Siç mund të shihet në faqen pravo.org.mk. Ndryshimet e fundit ligjore në Ligjin për dhurim dhe sponsorizime janë bërë në shtator të vitit 2015.

Vendimi i ri ligjor për dhurimin e ushqimit nuk përmendet as në llogaridhënien për punën e Qeverisë në vitin e parë të mandatit të saj, të prezantuar me 30.05.2018.

 

ORGANIZATAT JOQEVERITARE KËRKOJNË NDRYSHIM TË RREGULLORES LIGJORE

 

Organizatat qytetare tashmë kanë ndërmarr iniciativë për miratimin e rregullores së re ligjore për dhurimin e ushqimit që tepron. Bartës i iniciativës është koalicioni “Ajde Makedonija”  me gjithsej qindra organizata qeveritare, ndërsa vendimi i ri ligjor duhet të rregulloj dhurimin e sasive të mëdha të ushqimit të cilët vijnë prej proceseve prodhuese, ruajtjen e tyre, transportin dhe shitjen e tyre nga ana e bujqve, fabrikave, supermarketeve, furnizuesve etj. Gjatë kësaj, organizatat joqeveritare e konsiderojnë shumë të rëndësishme për rregullimin e kësaj materies Ligjin për dhurim dhe sponsporizim dhe Ligjin për sigurim të ushqimit. Në nëntor të vitit të kaluar (2017) kryeministri Zoran Zaev u takua me përfaqësues të Institutit Demokratik Kombëtar dhe me përfaqësues të sektorit qytetar dhe mbështeti iniciativën për bartjen e kornizës së re ligjore për dhurimin e ushqimit.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e gatshme që të punojë me të gjithë të palët e interesuara në komunë për të gjithë çështjet e rëndësishme për qytetarët. Zhvillojmë politika për rritjen e standarteve jetësore të qytetarëve, por është fakt se dimensioni human është segment i rëndësishme në çdo shoqëri dhe ne do të mundësojmë ndryshim aktiv të saj. Vlerësojmë bashkëpunimin me organizatat qytetare, i cili vazhdon edhe pas ndryshimeve, përmes ndërtimit të shoqërisë demokratike, bashkëkohore – (Zaev)

Përsëri edhe përkrah mbështetjes së institucioneve, akoma nuk ka kornizë të re ligjore për dhurimin e ushqimit të tepërt. Këto ditë (07.08.2018) “Plusinfo” transmetoi deklaratë të Bllazhe Josifovskit prej organizatës qytetare (Ajde Makedonija” në të cilën ai thotë:

Vitin e kaluar formuan grup punues me institucionet të cilët punojnë në zgjidhjet. U bënë edhe propozime, pastaj u takuam edhe me kryeministrin Zoran Zaev në dhjetor dhe morëm mbështetje, por pas kësaj nuk është realizuat diçka. Gjëja e fundit që është bëtë në këtë plan është seanca e Komisionit për të drejtat e njeriut në Kuvend  kushtuar kësaj teme –(Josifovski)

Përndryshe, me 23 prill të këtij viti (2018) organizata qytetare “Ajde Makedonija” me mbështetjen e Ambasadës Zvicerane, USAID, Korpusi i Paqes, Instituti Demokratik Kombëtar dhe Agjencia për komunikimet e marketingut “Publicis One”, promovoi projektin e ri “Site Siti“. Siç u kumtua atëherë ky sistem për dhurim dhe dinstribuim të udhqimit deri te qytetarët në nevojë në fillim do të funksionojë në kryeqytet dhe përmes 14 organizatave civile do të do të shërbejnë më së paku 1000 persona me nga dy vakte në ditë, duke planifikuar që në vitin e ardhshëm të zgjerohet edhe në qytete të tjera.

Duke pasur parasysh se afati zgjedhor i projektuar (gjashtë muaj prej formimit të Qeverisë) për miratimin e “ligjit sikurse në Francë, me çka do të mundësohet dhurimi i ushqimit nga ana e supermarketeve, restoranteve, prodhuesve dhe distributorëve”, ka skaduar, ndërsa deri më tani (09.06.2018) akoma nuk është bërë asgjë, premtimin e përmendur të LSDM-së e vlerësojmë si të parealizuar.  

BURIME:

Vlerësoi: Olivera Vojnovska 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.