AKE kundër AKE-së: Çmimet e njejta – më pak biseda telefonike

Ordanoski (prill 2015): sigurojmë se çmimi momental një denarë për minutë nuk do të rritet. Foto: printscreen

Поранешниот директор на Агенцијата за електронски комуникации(АЕК), Роберт Ордановски, минатата година, на 2 април, во одговор на новинарско прашање пред македонската јавност гарантираше дека спојувањето на двата мобилни оператори „Вип“ и „Оне“ нема да доведе до зголемување на цената за минута разговор.

Në prill të vitit të kaluar (2015) drejtori i atëhershëm i Agjencionit për Komunikime Elektronike (AKE), Robert Ordanoski në konferencën për media deklaroi:

 Presim që Komisioni për mbrojtjen nga konkurrenca në afatin e rregulluar me ligj të konfirmoj iniciativën për bashkim. AKE është e gatshme për të gjithë skenarët e mundshëm. Garantojmë se vlera momentale në minute për bisedë prej një denari nuk do të rritet. AKE si trup rregullues ka fuqinë të mbajë nën kontroll atë vlerë dhe të bind qytetarët se ai çmim nuk ka gjasa që të rritet. (Robert Ordanoski

[Burimi: Plusinfo, Data: 02. 04. 2015]

 

ARSYETIM

Drejtori i mëparshëm i Agjensionit për Komunikime Elektronike (AKE), Robert Ordanovski, vitin e kaluar, në 2 prill, gjatë përgjigjeve të pyetjeve të parashtruara nga gazetarët publikisht ka garantuar se bashkimi mes dy operatorëve celular “Vip” dhe “One” nuk do të çojë deri te rritja e çmimit të bisedave telefonike për minutë. Edhe përkrah këtij garantimi se një skenar i tillë është i pamundur për shkak të fuqisë që ka AKE në mbajtjen e kontrollit mbi çmimin, trashëguesi i pozicionit të tij, Sashko Dimitrijoski konstatoi situatë të kundërt me atë që u tha -tre muaj pas bashkimit të dy operatorëve mobil, qytetarët për çmimin mujor për minutë paguajnë 15 % më shumë, gjegjësisht për çmim të njëjtë shfrytëzojnë më pak rrjetë.

Ndodhitë e kompanive celulare u ndoqën me interes të madh nga ana e publikut, i cili priti shërbime më kualitative gjithëpërfshirëse dhe çmime më të ulëta. Për shkak të asaj, AKE me kujdes të madh ndjek pulset e të gjithëve në këtë pazar. Më krahasim të të dhënave të dala prej analizave, të dhëna që i posedojmë, mund të arrihet në përfundim se si pasojë e bashkëpunimit dhe zvogëlimit të numrave të operatorëve, u krijua një hapësirë për rritje të çmimeve në pazarin e telefonive celulare, të cilën ata e shfrytëzuan. Tre muaj pas bashkëpunimit çmimi që paguajnë qytetarët për minutë u rrit më shumë se 15 %tha Dimitrijoski në mbledhjen publike të AKE-së të organizuar në 8 qershor të këtij viti.  

Ashtu siç informoi i pari i AKE-së, përveç rritjes së çmimit të bisedave telefonike celulare, bashkimi solli edhe rritjen e çmimit të internetit afërsisht për 20 %. Vaska Petroviq nga komisioni rregullatorë pranë AKE-së, në mbledhjen publike u shpreh se erdhi deri te zvogëlimi i disa paketave të caktuara prej operatorëve celular dhe zvogëlimin e vëllimit të rrjetit duke mos llogaritur çmimin si duhet.

Duke pasur parasysh të hyrat prej shërbimeve individuale dhe ndarjen e pagesës mujore të këtyre shërbimeve të kyçura në parapagesë konstatuam se pas bashkimit ka ardhur deri te rritja e dukshme e çmimit për biseda dhe transmetim të të dhënave për 15 përqind në krahasim me çerekun e parë, gjegjësisht me çerekun e vitit të kaluar – tha Petroviq.   

Rënia e vëllimit të komunikacionit në telefoninë celulare është shënuar edhe në Raportin për zhvillim të tregut për komunikime elektronike për rrethin e katërt të vitit 2015 ku AKE mes tjerash konstaton edhe rënie të abonentëve aktiv në telefoni mobile në periudhën pas bashkimit të “Vip” dhe “One” (02.10.2015). Prej indikatorëve të pazarit të telefonive celulare shihet rrënja e abonentëve aktiv.

Процентуалниот пад од 5,31% на бројот на активни претплатници во мобилната телефонија во четвртиот квартал од 2015 во однос на претходниот квартал и падот од 6,33% во однос на истиот квартал од претходната година(стр. 21 од Извештајот на АЕК). Rënie potenciale prej 5,31% e abonentëve aktiv në telefoni mobile në çerekun e katërt prej vitit 2015 në krahasim me çerekun e mëparshëm dhe rënien prej 6,3% të çerekut të njejtë në raport me atë të vitit të kaluar (faqe 21 prej raportit të AKE-së) 

Në raport janë të shënuara tendencat për zbritje dhe në lidhje me komunikacionin e përgjithshëm:

Te komunikacioni i përgjithshëm ka rënie për minutë prej 10,57% në raport me rrethin  e kaluar dhe rënie prej 8,28% në raport me rrethin e katërt prej vitit 2014.. Prej komunikacionit të përgjithshëm të realizuar në çerekun e katërt të vitit 2015 mund të vërehet një rënie në raport në raport me çerekun e mëparshëm ndaj të gjitha destinacioneve (faqe 21 nga raporti i AKE-së).  

Edhe pse këta dy indikatoë të gjendjes së pazarit të telefonive celulare si, rënia e numrit të abonentëve aktiv dhe komunikacioni i përgjithshëm i realizuar (rënia e telefonimeve), në raport nuk thuhet se këto ndikojnë në korelacionin e çmimeve  të tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë, ndërsa duhet të kemi parasysh se ekziston ndarje mes çmimit të pazarit për një shërbim të caktuar dhe sasisë së kërkuar për atë shërbim (rritja e çmimit shkakton rënie të thirrjeve, dhe e kundërta), drejtori aktual i AKE-së Sasho Dimitrijoski në vazhdimësi të deklaratës në mënyrë indirekte flet se bashkëpunimi dhe rënia e numrit të operatorëve çoi deri te rritja e çmimeve në pazarin e telefonive.  Pritshmëria se bashkëpunimi i “Vip” dhe “One” nuk do të kishte efekte negative mbi harxhimet, dhe përkrah asaj se shfaq rrezik në rrënimin e konkurrencës efektive, ishin pjesë edhe e vlerësimit të Komisionit për mbrojtje të konkurrencës gjatë marrjes së vendimit pozitiv  për bashkim(08.07.2015)

Parashtruesit e kërkesës janë të bindur se shoqëria e kombinuar One.Vip do të bëhet shoqëri me madhësi të njëjtë dhe kapacitet të lartë për investime më të mira dhe të garojë në lidhje me çmimin, kualitetin dhe inovacionet. Kjo do të sjellë përvoja më të mira të mundshme edhe për konsumatorët edhe për bizneset. Sipas asaj, Parashtruesit e kërkesës besojnë fortë se bashkimi në vijën e fundit do të jetë më i mirë si për konkurrencën, po ashtu edhe për konsumatorët në Maqedoni dhe do ta promovojnë One.Vip si partner të sigurt të ekonomisë dhe shoqërisë në Maqedoni – thuhet nën vendimin (faqe 32) të Komisionit për mbrojtje të konkurrencës në Republikën e Maqedonisë me të cilin u miratua bashkimi i “Vip” dhe “One”, me çka kompanisë së re i takoi pjesa prej 51,93% të numrit të përgjithshëm të konsumatorëve në çerekun e katërt të 2015, ndërsa Telekomit të Maqedonisë  pjesa prej 48,07%. 

Si siguri për ruajtjen e çmimeve të telefonisë celulare në nivel të njëjtë dhe në mirë funksionimin e subjektit të ri “One.Vip” Komisioni propozon mundësi të re për hyrjen e një operatori celular virtual të ri (OMRV), i cili do të ofrojë shërbime të telefonisë celulare më së paku 15 vite dhe se me hyrjen e saj në pazar nuk do të mund t’i ndryshojë çmimet e shërbimeve. 

Me detyrimet parashtruesit kushtëzohen për periudhë relative të shkurtër që pas realizimit të konkurrencës të sigurojnë hyrjen e OMRV-së së re (operator celular i rrjetit virtual), në treg i cili do të ofrojë shërbime telefonike më së paku për 15 vite. Parashtruesit kushtëzohen se hyrja e operatorit të ri në pazar OMRV, VIP, gjegjësisht One.Vip si trashëgimtar i tij nuk do t’i ndërrojë paketat e vogla të VIP – thuhet në vendimin e Komisionit (faqe 44)

Prej reagimit të “One.Vip” (prej Makedosnki Telekom nuk kishte reagim) të deklaratës së njeriut të parë të AKE-së për rritjen e çmimeve të telefonive celulare, edhe pse informuan se kanë plotësuar kushtet për hyrjen në OMRV-së (më së voni deri në 30 qershor do të fillojë me punë Like Mobile), thonë se nuk ka rritje të tarifave në brendin Vip, gjegjësisht se iu përmbahen detyrimeve të thëna më lartë nga vendimi i Komisionit për mbrojtje të konkurrencës.

 “Duke pasur parasysh që nuk e kemi të njohur metodologjinë sipas së cilës është kanë llogaritur rritjen e çmimeve, në këtë moment mundemi vetëm me përgjegjësi të madhe të deklarojmë se nuk ka rritje të tarifave në brendin Vip”, thuhet në reagimin e “One.Vip”, duke mos shtuar se stigmatizimi i çmimeve është shoqëruar me ndryshime pozitive apo negative në fushën e komunikacionit të realizuar përmes kompanisë.  

Edhe përkrah vërejtjes së saktë se metodologjia e llogaritjeve për rritje të çmimeve nga AKE nuk është bërë e njohur  (metodologjia nuk është publikuar), përsëri pretendimi se nuk ka rritje të tarifave në brendin Vip nuk flet për fushën e komunikacionit që realizohet ose komunikacionit të realizuar në korniza të çmimeve konstante dhe e njëjta nuk mund të merret si kundër argument për pretendimet e AKE-së se bashkimi ka sjellë deri te ulja në fushën e komunikacionit duke mos u ndryshuar çmimet, i cili vërehet edhe në raportin e AKE-së për çerekun e fundit ti vitit 2015. Në arsyetimin e grafikonit 10-Fusha e realizimit të komunikacionit (në një mije minuta) i iniciuar prej rrjeteve publike për çerek periudhe të viteve 2015 dhe 2014, thuhet:

Prej grafikonit mund të vërehet fushë më e madhe  e largimit të komunikimit në rrjetin e vet se sa në rrjete e tjera, por po shtu mund të vërehet edhe rënie të këtij lloji të komunikimit në çerekun e katërt të vitit 2015 (faqe 26 prej raportit të AKE-së)

Duke pasur parasysh argumentet e shtruara më lartë, të cilët para së gjithash dalin prej seancës së fundit publike të AKE-së dhe Raporti për zhvillim të tregut për komunikime elektronike të çerekut të katërt të vitit 2015, deklarata e vitit të kaluar të drejtorit të AKE-së Robert Ordanoski mund të vlerësohet si e pavërtetë.

BURIMET:

 Vlerësuar prej: Stojançe Manev

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.