Ad-hoch vendimi për mediumet ishte joefikas – gjykatat nuk i konsideruan vendimet e trupit

 

Ad-hoch trupi për monitorimin e mediumeve u tregua si zgjidhje tërësisht joefikase. Monitorimet të cilat i bëri Agjencia janë në rregull, ad-hoch trupi funksionon, fundja edhe me mbivotim, por gjithçka bie në ujë kur gjykatat kishin vendosur “hollëisht” të shohin lëndët dhe të vendosin sipas tekeve të tyre.

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Komisioni i parakohshëm ose ad-hoch trupi për mediume, i formuar pas marrëveshjes së korrikut mes katër partive me të cilat  u zyrtarizua data e zgjedhjeve me 11 dhjetor të vitit të kaluar, pikërisht ashtu siç  Komisioni i parakohshëm ose trupi ad-hoch për mediume, i formuar pas marrëveshjes së korrikut mes katër partive me të cilat edhe vërtetohet 11 dhjetorin si data e zgjedhjeve të vitit të kaluar, ashtu siç parapanë edhe ekspertët edhe “Vërtetmatësi”, bëhet fjalë për instrument të pa nevojshëm i vendosur përkohësisht në Agjencinë për Mediume (ASHMA), për një arsye të vetme – joefikasiteti në realizimin e qëllimit final, kontrolli i mediumeve para dhe gjatë kampanjës zgjedhore.

Joefikasiteti përsëri, nuk ka të bëj me mosfunksionimin e trupit ad-hoch, por gjykatën e ngadalshme e cila sipas vlerësimeve të Komisionit evropian është e instrumentalizuar dhe e partizuar. Kjo tregohet edhe me statistikat e praktikës së deritanishme të trupit ad-hoch.

 

NGA 20 LËNDË GJYKATAT KANË VENDOSUR VETËM PËR DY PREJ TYRE

Puna e trupit ad-hoch nuk vuan nga joefikasiteti. Edhe pse të gjitha vendimet merren me mbivotim, nga fillimi i shtatorit, kur filloi numërimi i 100 ditëve nga zgjedhjet, trupi ad-hoch shqyrtoi 8 vendime të cilat kanë të bëjnë me monitorimin 10 ditor të cilin e kryen me profesionalizëm vet Agjencia për Mediume dhe përgjatë asaj ka 25 lëndë për të cilat kishin vendosur se duhet të ngrihet procedurë për shkelje të mediumeve, më saktë për radiodifuzuesit (shih këtu, në linkun e parë)

Pas propozimit të tyre ASHMA menjëherë ka ngritur procedurë për shkelje deri te gjykata kompetente, dhe më së shpeshti deri te Gjykata për shkelje pranë Gjykatës Themelore Shkup 1. Do me thënë, për gati të gjithë këto, për mbi 20 lëndë është ngritur procedura para gjykatës përkatëse. Gjykata deri më tani ka vendosur vetëm për dy prej tyre dhe procedura për to është negative, gjegjësisht ka refuzuar propozimin për shkelje dhe ka vlerësuar se mediumet nuk kanë faj. Këto dy vendime, për nga përbërja të njëjtë janë vërtetuar nga Gjykata e Apelit.

Do të thotë se, edhe pse në Kodin zgjedhor shkruan, edhe atë jo prej tani, se Gjykata duhet që për kohë më të shkurtë të vendos për lëndët, dhe jo vetëm dhjetë ditë para zgjedhjeve të monitorimit 100 ditor, gjykata ka vepruar vetëm për dy lëndë nga 20 që i janë dorëzuar! Normalisht bëhet pyetja, se si është efikasiteti me gjobat për mediumet, edhe të pse të përgjysmuara sipas dëshirës së katër partive të cilët thirrën Kodin Zgjedhor, këtë herë zgjedhja nuk funksionon, për shkak të gjyqësorit?

 

GJYKATA NUK E NJOHU PERIUDHËN PARAZGJEDHORE TË 100 DITËVE?!

Anash faktit, që në dy propozime të refuzuara për shkelje, Gjykata themelore, më pas edhe ajo e Apelit të refuzojnë që të marrin vendim për shkelje dhe gjobë, për atë se keni kujdes, “hollësisht” e lexojnë dispozitat e Kodit zgjedhor (fjalën lexim të hollësishëm vet e kanë vendosur) dhe e vlerësojnë se për shkak të anulimit të dyfishtë të zgjedhjeve në fillim të vitit dhe për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk ekzistuan 100 ditët para zgjedhjeve, por mund të vendosin vetëm për periudhën e cila lidhet me periudhën e kampanjës zgjedhore, dhe ato ishin 20 ditë para zgjedhjeve?! Ose, kur Kuvendi u shpërndahet para caktimit të zgjedhjeve.

Edhe pse Agjencia për mediume si trup mbikëqyrës dy herë apeloi për vendimin për shkelje dhe gjobë për TV NOVA, dy herë u refuzua me të njëjtin arsyetim në vendimin e Gjykatës së Apelit.

Gjykata e apelit vlerëson se Gjykata Themelore ka vepruar si duhet kur thërret në vendimin e Gjykatës Themelore të 18.05.2016 me çka vendoset procedura për shpërndarje të Kuvendit dhe se ajo ka ndikuar në periudhën parazgjedhore, ka rrjedhur “për shkak të nevojës së një analize kronologjike të vendimeve të marra për shpërndarje të Kuvendit për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme…dhe njëkohësisht edhe nevojës së analizës së më shumë dispozitave ligjore nga Kodi zgjedhor, edhe me atë hollësisht i interpretimeve të vendimeve ligjore nga Kodi zgjedhor gjatë marrjes së vendimit të kërkesës së lëndës”.

Nga këto citate një prej pikave kryesore në arsyetimin e Gjykatës së Apelit, të nënshkruar nga gjykatësja Gordana Sajkovska në lidhje me ankesën e dytë të ASHMA-së për vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

Prej këtu, mund të arrihet në përfundim se jo vetëm se e nuk pranuan periudhën 100 ditore para zgjedhjeve, por Gjykata vlerësoi se “duhet të bëhen analiza të më shumë dispozitave ligjore në Kodin zgjedhor”, me çka, de fakto, hodhën poshtë vendimet në të cilat thuhet se monitorimi i mediumeve dhe detyrimeve për sjelljen e tyre në kohën e zgjedhjeve do të mbikëqyret 100 ditë para zgjedhjeve, dhe jo vetëm përgjatë fushatës.

Апеациониот суд наместо да ги применува, ги анализира законските одредби донесени од Собранието. Фото: скриншот
Gjykata e apelit në vend që të emëronte, i analizoi dispozitat ligjore të mara nga Kuvendi. Foto: screenshot

 

HAZIRI: EFEKT MË TË MADH PAT VETËM FORMIMI

Burime të trupit ad-hich ndanë me ne informacione se ka pasur procedurë më së pakur për një lëndë. Jo zyrtarisht, bëhet fjalë për propozimin e parë për shkelje të procedurës kundër TV “Sitell” nga periudha e raportit të dytë. Por, edhe pse procedura ka filluar që në tetor,në katër seanca nuk ka ardhur përfaqësues nga TB “Sitell”, ndërsa është caktuar përsëri seanca. Nëse kjo informatë është e saktë, sepse nuk kemi vërtetim nga ana tjetër, kjo do të ishte edhe një dëshmi për joefikasitetin e gjykatës, kësaj radhe për shkak të zhagitjes së procedurës.

Anëtari i pestë i Komisionit të përkohshëm (trupi ad-hoch), Lulzim Haziri vlerëson se rezultatet janë të përgjysmuara, me çka pranon se jehonë më të madhe në opinion kanë raportet për formimin e trupit ad-hoch, sesa puna e vet trupit.

Mandati i Komisionit të përkohshëm është që të caktojë dënime mbi baza të raporteve nga ana e profesionistëve në ASHMA, përderisa për zgjidhjet ligjore të shkeljeve është kompetente vet Agjencia. Për sa u përket efekteve të Komisionit mbi mediumet, mund të them se efekt më të madh kishte vetëm akti i formimit të turpit, sesa vet vendimet e tij – deklaroi Haziri për “Vërtetmatësin”.

Ai shtoi se, përsëri, ka mediume të cilët e morën mesazhin dhe i lexojnë rregullat e vendosura në Kodin zgjedhor.

Disa radiodifuzerë kuptuan porosinë nga fillimi dhe mundohen që t’ju përmbahen rregullave të metodologjisë së ASHMA, përderisa disa mediume vazhduan me mënyrën e vjetër për informim dhe mbi ata nuk kanë ndikim as gjobat e caktuara në vazhdimësi, shton Haziri.

 

SELMANI: ÇFARË KA MENDUAR OPOZITA? 

Gjatë formimit të trupit ad-hoch, pesë organizatat e gazetarëve shprehën qëndrim të përbashkët se me vendimin ad-hoch, ashtu siç është ad-hoch për mediumet, nuk do të arrihet efekti i mediumeve profesionale dhe për atë kanë refuzuar që të japin propozime për anëtarët e trupit ad-hoch.

Naser Selmani, kryetar i SHGM, aso kohe ishte edhe më kritik ndaj këtij vendimi:

Me komisionet ad-hoch dhe me redaktorët partiak në RTVM nuk mund të zgjidhet kriza e thellë në sistemin mediatik në Maqedoni. Të gjithë e dimë se nuk kemi mediume profesionale, por nëse dikush dëshiron që të zgjidh krizën në mediume, nuk duhet të merret me pasojat e krizës, por me arsyet të cilat e shkaktuan atë – shprehet Selmani.

Ai thotë se diagnoza është e thjeshtë, dhe se prej saj duhet të shkohet drejt arritjes së zgjidhjes:

Duhet të kuptojmë se nuk mund të ketë mediume të lira në vend jodemokratik. Do të thotë se, problemi me mediumet joprofesionale, nuk është te vet mediumet, por në kokën e politikanëve dhe në rezistencën e sistemit politik që të demokratizohet. Ata nuk kanë problem me mediumet, por me vlerat themelore demokratike…

Prej këtu, është e gabuar sipas tij edhe qasja e partive të cilat kapen për “zgjedhjen perverse”

Nëse duan të kemi mediume të lira, duhet menjëherë të ndajnë viktimën nga dhunuesi. Kjo, do të thotë që të lirojnë mediumet nga kontrolli dhe shtypja e partisë qeverisëse, establishmentit institucional, partive politike dhe udhëheqësve mes redaktorëve.

Selmani, mjaftë qartë fajin e sheh edhe te opozita, e cila sipas tij nuk duhej të ofronte këtë koncept.

Madje edhe opozita habitet që trupi i tyre ad-hoch nuk funksionoi për atë se gjykata ka ngelur në mbrojtje të informimeve joprofesionale të mediumeve. Çka pret, gjykatësit e rekrutuar nga drejtori i më hershëm i policisë sekrete të bëhet në anën e mediumeve profesionale? Nuk mundem të besoj se atë nuk e kanë ditur, për atë se gjashtë muaj lëshuan biseda të përgjuara në të cilat qartë shihet se si qeveria ka instrumentalizuar institucionet më të rëndësishme në vend. Ngelet vetëm një gjë, nuk e kanë për dert lirin e mediumeve ose do të donin të kishin mediume të atilla në qoftë se ndonjëherë vinë në qeveri – përfundon Selmani.

Si do që të jetë, në fund, përsëri, mbete “në lojë” konstatimi që në fillim të tekstit: trupi ad-hoch për monitorim të mediumeve u shfaq si zgjidhje joefikase. Monitorimet që i bëri Agjencia janë në rregull, trupi funksionon, edhe me mbivotim, por çka kur gjykatat kishin vendosur që me “hollësi” të shqyrtojnë lëndët dhe të vendosin për to.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *