A do t’ua shkurtojë jetën banorëve të saj, Qeveria e Maqedonisë?

Qeveria e Maqedonisë, kabineti i ministrave 2014-2018
Qeveria e Maqedonisë, kabineti i ministrave 2014-2018

Problemi me ndotësin e ajrit në rajonin e Pollogut, fabrikën “Jugohrom Feroalojs” nuk është i djeshëm. Kompania që prodhon hekur, çelik dhe legura hekuri, me disa ndërprerje gjatë viteve, funksionon në Maqedoni që nga viti 1952 . Kjo do të thotë që më shumë se 50 vite kjo fabrikë në mënyrë sistematike helmon qytetarët sepse sipas ekspertëve është ndotësi më i madh i rajonit, tymi i së cilës shpesh mbulon si me mjegull rajonin e komunave të Jegunocës, Tetovës e më gjërë.
Kapacitet e vjetruara industriale ndotin ajrin e Pollogut me përmasa të rrezikshme
Ndotja nuk ndalet, çdo vit 4.500 njerëz të rinj të sëmurë nga kanceri!
Madje, punëtorët që dëshirojnë të mbeten anonim, thonë për Portalb se nga viti 2010 kur këtë kompani e morën kompani ruse, përdor materiale ende më të rrezikshme që të zënë frymën, për të prodhuar legurat e tyre.

Kancerit do ti prolongohet afati?!
Sot skadon edhe afati i prolonguar disa herë për ndotësit që të plotësojnë standardet ekologjike, a do të del kësaj radhe Qeveria në anën e qytetarëve apo thjeshtë do t’ia zgjat jetën fabrikës e me këtë do tua shkurtojë qytetarëve? Vendimi i tillë është lënë në shqyrtohet në seancë qeveritare. Është e habitshme si mundet që Qeveria të ketë kaq durim dhe tia len shëndetin e qytetarëve në duar të procedurave burokratike…Aq më paradoksale është situata kur nga njëra anë Qeveria me anë të reklamave na bën me dije si të ushqehemi shëndetshëm ndërsa nga ana tjetër na mbyt në tymin e fabrikave që nuk i mbyll!
Për shëndetin bëhet fjalë! Derisa të vendoset, Tetova ende mbetet qyteti më i ndotur në Maqedoni!Komuna në nivel lokal nuk ka marrë ndonjë masë të veçantë për dallim nga Shkupi, ndërsa spitalet e mbushura përplot, dëshmojnë për ajrin e ndotur në Tetovë.

Rregullativa ligjore
Në vitin 2005, Maqedonia bëhet vend kandidat për Bashkimin Evropian e cila kërkon reforma rigoroze sa i përket mjedisit jetësor. Po në të njëjtin vit, u miratuan ndryshimet ligjore, sipas të cilit, ndotësit duhet të plotësonin standardet ekologjike, përkatësisht të marrin disa masa me të cilën do ta fitonin lejen e integruar ekologjike A, me afat të fundit deri më 1 prill 2014. (Ligji për mjedisin jetësor, neni 139http://www.slvesnik.com.mk/Issues/ACF1AC118E6F81438BE8DD53D5A613F0.pdf )
Gjatë kësaj periudhe, Jugohromi kishte nëntë vite afat që të bëntë ndryshime në mënyrën e funksionimit që mos të ndot më ambientin, ndryshime që ngecën dhe asnjëherë nuk u realizuan. Gjatë kësaj periudhe në krye të këtij dikasteri kemi pasur katër ministra: Imer Aliu, Xhelil Bajrami, Nexhati Jakupi dhe Abilaqim Ademi. Sa i përket tre të parëve, opinioni nuk di që kanë reaguar ndonjëhërë për ndotësin e Jugohromit ndërsa Ademi dha premtim konkret se do të mbyllet ndotësi në fjalë, por më pas shkeli atë. Edhe ministri aktual, Nurhan Izairi jep premtime se Jugohromi do të mbyllet.
Ministria e Ambientit deri më tani ka miratuar disa plane dhe strategji që nuk mund ti gjeni në uebsajtin e saj sepse thjeshtë nuk hapen linqet http://www.moepp.gov.mk/al/. Kjo është strategjia më e fundit ku Qeveria betohet se do të ul nivelin e ndotjes së ajrit  http://www.unfccc.org.mk/content/Documents/TNC_MK_draft.pdf

Prolongime të pafund të afateve
Që nga viti 2005 disa herë është kërkuar prolongim i afateve dhe Qeveria gjithnjë ka bërë lëshime.
Më 31 tetor skadon afati për vendosjen e filtrave në oxhaqet e fabrikave
Do të veçojmë disa nga prolongimet e fundit.
Në vitin 2012
Jugohromi dhe fabrikat e tjera që nga viti 2012 kërkuan prolongimin e parë të afatit duke theksuar se s’janë të gatshme për të punuar me standarde ekologjike. Qeveria ua pranoi kërkesat duke miratuar 5 mini masa për “shpëtim të metalurgjisë”.
Masat parashikojnë zgjatjen e afatit deri në vitin 2019!
http://www.time.mk/cluster/e5854af59c/so-30-milioni-evra-vladata-ke-ja-spasuva-metalurgijata.htmlhttp://www.time.mk/cluster/ef13365c8f/metalnata-industrija-zadovolna-od-vladinite-merki-za-poddrska.html
http://www.kapital.com.mk/mk/magazin/87393/so_metalurgijata_se_spasuvaat_izvozot_i_vrabotenosta.aspx
Deri më tani nuk ka të dhëna që masat janë hequr nga fuqia.
2. Në vitin 2014
Disa ditë para skadimit të afatit, ndotësit kërkuan më shumë kohë:
Para skadimit të afatit për filtrat, Jugohrom dhe tjerët kërkojnë më shumë kohë
Por, Qeveria vendosi që ndotësve tua prolongojë afatin e përmbushjes së standardeve deri më 31 tetor 2014.
Qeveria ua zgjat jetën edhe për gjashtë muaj Jugohromit dhe Makstilit

Premtimet “e mëdha” të qeveritarëve
Me datë 19.09.2013, kryeministri Nikolla Gruevski tha se shkelësit, nuk do të tolerohen:
“Unë e di se shumëkush prej tyre, ende besojnë se kjo Qeveri, për të cilën ka rëndësi të madhe ekonomia, punësimet, eksporti, Prodhimi i Përgjithshëm etj, nuk ka për t’iu përmbajtur masave. Në fakt, kjo ka rëndësi të madhe. Për ne, ka. Ajo është ndërgjegjja jonë, kur bëhet fjalë për çështjen nëse kemi ndërmarrë gjithçka që është në fuqinë tonë për të mbrojtur shëndetin e njerëzve, nga sëmundjet që rezultojnë nga puna e papërgjegjshme e ndotësve”,  tha Nikollave Gruevski, http://www.youtube.com/watch?v=lZn6PNlYBtc

Ish ministri, Abilaqim Ademi
Edhe pse premtoi se do të mbyllen më 1 prill 2014, ministri Ademi dukshëm nuk e mbajti premtimin.
Premtimi me datë 8 dhjetor 2013: Abdylaqim Ademi paralajmëron mbyllje të fabrikës së Jugohromit

Ministri aktual, Nurhan Izairi disa herë ka cekur se nuk do të ketë më prolongime
Më datë  03/7/2014 – Izairi: Problemi me ndotësit industrial “Makstil” dhe “Jugohrom”, do të zgjidhet
Më datë 12/7/2014 – Ndotja e pamëshirshme e Pollogut, deri kur?!
Më datë 02/9/2014 – Jugohromi mbetet ndotësi i madh, nuk i realizon obligimet ekologjike
Më datë  16/10/2014 – Jugohromi mund të punojë deri më 30 tetor

Drejtori i inspektoratit ekologjik, Firus Memed
Më datë  01/7/2014 – Protestojnë Banorët e Hekuranës, Makstil dhe Jugohrom të mbyllen
Më datë  25/10/2014 –  Nuk ka prolongim, shteti do ta mbyll Jugohromin

Reagimet e qytetarëve “Na helmuat!”
Edhe pse gjatë kohë sistematikisht helmohen, për problemin e ndotjes revolta te qytetarët që banojnë në rajonin e Pollogut dhe në Shkup u paraqit vitin e kaluar me protesta në Tetovë dhe Shkup, duke kërkuar mbyllje të fabrikave.
Disa nga protestat e qytetarëve
(VIDEO) Para zyrës së Abdilaqim Ademit mbahet protesta kundër ndotjes
(FOTO-VIDEO) Tetovarët bllokuan rrugën, kundër ndotjes!
Këshilli protestues letër minsitrit Abdylaqim Ademi
(FOTO-VIDEO) Tetovë, u protestua kundër ndotjes së ajrit! 
Protestojnë Banorët e Hekuranës, Makstil dhe Jugohrom të mbyllen

“Do të RADIKALIZOHEMI!”
“Nuk do të donim të mendojmë se qeveria mund të vazhdojë të tolerojë këtë krim mbi qytetarët e Pollogut dhe të favorizojë punën pa filtra edhe për një tjetër afat. Ne nuk jemi për mbylljen e fabrikës, asnjëherë s’e kemi kërkuar një gjë të tillë, bile kërkojmë që qeveria të bëjë subvencionimin e këtyre standardeve, por nuk pranojmë assesi të bëhet pazar me shëndetin e qytetarëve. Ne do të tregojmë tolerancë zero ndaj çdo anashkalimi dhe do të mendojmë për radikalizim dhe senzibilizim më të madh të qytetarëve. Qeveria e Republikës së Maqedonisë në përgjithësi dhe në veçanti Ministria e Ekologjisë do të mbajë përgjegjësi për helmimin sistematik të qytetarëve të Pollogut duke i lënë tash sa vite me rradhe të thithin ajër 20 herë më të ndotur nga kuota e lejuar, dhe po ashtu ata do mbajnë përgjegjësi për mbylljen e fabrikës (nëse kjo ndodh), kur kemi parasysh se si legjislativ nuk gjetën kurrë një mekanizëm përmes të cilit do të shpëtonin edhe qytetarët e tyre nga ndotja, edhe të detyronin bizneset të aplikojnë masa për mbrojtjen e mjedisit tonë të përbashkët. “ shprehet për Portalb, Arianit Xhaferi, një nga organizatorët e protestave kundër ndotjes.

Heshtje para stuhisë!
Megjithatë, askush nga kompetentët nuk kanë dashur të prononcohen për Portalb. Ekipi jonë kontaktoi me Ministrinë e ambientit, ata thanë që presin skadim të afatit dhe mbledhjen e qeverisë. I gjallë nuk u bë ministri i ambientit, Nurhan Izairi e as Drejtori i inspektoratit ekologjik, Firus Memed. Ndërkaq edhe drejtori i përgjithshëm i Jugohromit, Branisllav Gjurqeviq mbetet i pakapshëm për prononcim. I vetmi që ka folur është ministri Stavreski i cili tha se duhet të pritet të skadojë afati.  /PortALB

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari