Bujaria e qeverisë para zgjedhjeve është e pamohueshme

Trajko Sllaveski Foto: printscreen

 

Ministri i mëparshëm i Financave në qeverinë e Republikës së Maqedonisë, profesor Trajko Sllaveski, nuk sheh asnjë ndërlidhje mes huamarrjes ( nxjerrjes së euro-obligacionit) dhe zgjedhjeve. Qeveria me buxhetin që ka miratuar, edhe pas rebalancit ka paraparë deficit buxhetor i cili duhet të financohet prej diku, thotë ai.

Mendoj se janë absurde pretendimet që qeveria blen votues prej obligacionit. Së pari është e rëndë të vërtetohet se çka është blerja e votuesve, sepse pas asaj opozita specifikon çfarëdo lloj  aktiviteti të qeverisë që synon financimin e obligacioneve të parashikuara, thotë Sllaveski. 

[Burimi: Radio Europa e Lirë  Data: 20.07.2016]

 

 ARSYETIM:

 Kjo deklaratë e ish-ministrit të financave, profesor Trajko Sllaveski, me të cilën ai faktikisht dëshiron që të relativizoj akuzat që qeveria me parat shtetërore blen mbështetjen e votuesve, është problematike dhe e vlerësojmë si jokonsekuente. 

Faktikisht, përmbajtja në një pjesë të bisedave të përgjuara të cilat i publikoi pata një vitit LSDM-ja (të udhëhequra kryesisht mes funksionarëve të partive edhe përmbajtja e të cilave deri më tani – 21.07.2016, nuk është mohuara haptazi nga asnjë person që është pjesë e “bombave”), tregon për ekzistimin e të dhënave për për ryshfet me para para zgjedhjeve edhe atë: ndihma sociale, kesh, por edhe me produkte ushqimore – më së shpeshti miell. Një gjë e tillë, për shembull, mund të shihet në transkriptot dhe incizimet në bombën e shtatë (06.03.2015) dhe të tetë (10.03.2015) të cilat, sipas LSDM-së, dëshmojnë që është bërë krim zgjedhor. Lideri i LSDM-së, atëherë theksoi se bëhet fjalë për “materiale me të cilat dëshmohen shtypjet mbi administratën kompanitë, fermerët, mësuesit, mbi të rrezikuarit social, keqpërdorim të pensionistëve“.

Pra, ashtu, në një pjesë prej katër bisedave të bombës së shtatë flitet për shtypjen mbi kompanitë, për dënimet e inspektorëve të NPK-së dhe si u janë marrë licencat kompanive të taksive. Në pjesën tjetër prej 3 bisedash, përsëri, shfaq se si ushtrohet shtypje mbi fermerët, përderisa në pjesën e tretë prej gjashtë bisedave mund të kuptohet se si kanë ushtruar presion mbi rastet sociale, ndërsa në pjesën e katërt të incizimeve, flitet për shtypjet mbi administratën. Në incizime në të cilat, sipas opozitës, dëgjohen bisedat mes liderit të VMRO DPMNE, Nikolla Gruevski dhe ministrat e mëparshëm të Punëve të Brendshme dhe Transportit dhe Lidhjeve, Gordana Jankulloska dhe Mile Janakieski, të bërë me bashkëbisedues të ndryshëm, mund të dëgjohen për shembull, kësi shprehje:

 

…Harrova të ju them. Biseduam me Spiron, kështu që të shkojnë andej, mirë është që Mirosllavit t’i thotë, le të bëjnë për nesër një listë, edhe të Romëve edhe të vendeve të tjera ku duhet të lëshojmë ndihma sociale…

…Për këtë të ju pyes për familjet sociale, tani pres prej Mirosllavit të më thotë sa para do të duhen, se e kam këtu në këtë… 

 

……Jam në stacionin e vogël. Që do të thotë se, Romët që të gjithë kanë dal, rreth 60 e kusur, gjashtëdhjetë e tetë vota, gjashtëdhjetë e dy vota.Tani jemi duke jua paketuar 25 paketa me miell kështu diçka, nuk e di… 

         

          …Duhet me shumë kujdes sepse romët aty i mban Cic dhe mund të na tradhtojnë…

 

          …Duhet të votojnë për ne dhe të vërtetojnë se kanë votuar për ne. Me trekëndësh ta rrethojnë që ta dimë…

 

…Të lutem, thërrisni të gjitha mësueset…
Me fjalët e më poshtme, ju falenderojmë që dolët të votoni.  
Ju lutemi që për fitoren bindëse të VMRO DPMNE-së në Qendër të siguroni edhe një votë për VMRO DPMNE-në…

 

…Goco, haj angazhohu pak me taksistët. Të gjithë komunistët në Qendër ata i kanë sjellë. 
Merrua licencat të shohësh se cila është kompania themeluese. Shih në regjistrin qëndror. Cilin e  kemi aty, gjeja emrin, të hetojmë. 
Do të kërkojmë që ta heqin të dielën në mëngjes dhe me atë do të ngecin 500 vota…

Pikërisht në bazë të incizime të këtilla prej bisedave të përgjuara Prokuroria Speciale Publike (PSP) para katër muajve doli me informatat e para të hulumtimeve për më shumë vepra penale të kryera në lidhje me zgjedhjet. Me 12 shkurt të këtij viti (2016) PSP zbuloi rastin “Titanik” dhe deklaroi se kanë filluar hetimet – për organizime kriminale, shkelje të së drejtës për të votuar, ryshfet gjatë zgjedhjeve, shkatërrim të materialeve zgjedhore dhe keqpërdorim të mjeteve për kampanjë zgjedhore.

Prokurorja në PSP, fatime Fetai, atëherë deklaroi se kanë filluar hetimet për ish ministrat  për punë të brendshme dhe atë për transport dhe lidhje nga vitit 2012 dhe sekretarin e qeverisë së atëhershme dhe disa persona të tjerë. Sipas Fetait, këto persona e kanë shfrytëzuar ndikimin e vet edhe në nivel lokal edhe në nivel shtetëror dhe kanë krijuar grup për kryerjen e veprave penale, për t’i mundësuar fitore partisë politike përkatëse në zgjedhje. Të rikujtojmë se Fetahi atëherë, mes tjerash, deklaroi:

Bëhet fjalë për vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit. Në këtë lëndë pas një numri të madh të dhënash dhe fakte dolën të sakta dyshimet se një grup i caktuar njerëzish duke shfrytëzuar ndikimin e vet dhe detyrën zyrtare kanë krijuar një grup tjetër me qëllim të kryerjes së veprave penale kundër zgjedhjeve dhe votimit. Ka filluar edhe hetimi për organzim kriminale, shkeljen e të drejtës për të votuar, shkelje të së drejtës së ndarjes së votuesve, shkatërrim të materialit për keqpërdorim të mjeteve për programin zgjedhor. Në vitin 2012, ministrat e dyshuar, atë të punëve të brendshme, ministrin për transport dhe lidhje, sekretari shtetëror për privilegje të pacaktuara kanë krijuar grup të cilët për veprat penale të kryera mund të dënohen me burg prej tre vjetësh, në atë mënyrë që një pjesë e të dyshuarve dhe të tjerëve për shkak të fitores në zgjedhje, kanë bërë plan që do të realizohet përmes të punësuarve për punë të brendshme do të sjellin persona për të votuar. Kanë ndikuar dhe kanë ndaluar. Kanë ofruar, dhënë dhe kanë premtuar dhuratë për votim.Janë nxjerr letërnjoftimeve në mënyra të paligjshme dhe janë përfshirë në listën zgjedhore. Janë shpërndarë 15.000 numra amë të ri. Për rolin e zyrave konsullore do të hapet lëndë e re. Përmenden metoda si dhunë, keqpërdorimi i mediumeve dhe financim i kampanjës në mënyrë joligjore.  

Në periudhën e kaluar jemi dëshmitar dhe se pikërisht para zgjedhjeve rriten pensionet, si dhe pagat në administratë. Sipas njoftimeve, qeveria do të jetë bujare ndaj pensionistëve edhe në dhjetorin e këtij viti, ndërsa rritja e pensioneve, vetëm po rastisë të jetë pikërisht në periudhën parazgjedhore!

Të përmendim edhe se jo rastësisht harxhohen shuma të mëdha nga buxheti për reklamimin e projekteve të qeverisë, me çka faktikisht blihet servilizmi. Raporti i janarit të “Maqedonia Transparente” dhe i Qendrës për Analiza Ekonomike, hulumtimi i cili është bërë në suaza të një projekti, shfaqi se:

Në periudhën parazgjedhore, pjesa më e madhe e konkurseve në mediume, të cilat iu referohen aktiviteteve projektuese të caktuara (52 përqind), vinë prej qeverie, ndërsa në vend të dytë janë ato prej Ministrisë për Punë dhe Politik Sociale (26 përqind). 

Për çiftin mediume-qeveri, përndryshe mund të dëgjohet edhe në “bombën” e 24-të, e cila sipas LSDMsë, fletë për atë se si “qeveria i ka blerë mediumet” 

Kështu që, duke pasur parasysh këto argumente, deklaratën e Sllaveskit “që janë absurde pretendimet se qeveria blenë votues“, e vlerësojmë si jo konsekuente.

 

BURIMET:

 

Vlerësuar prej: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.