8.000 amvisëri në Karposh pa rrjetë të gazit natyror

PREMTIM:  8.000 amvisëri nga mjedisi urban do të kyçen në rrjetin komunal të gazit dhe sigurimin e kushteve për zvogëlimi të shpenzimeve për energji në buxhetin familjar për 30-40%. (Programi i Stevçe Jakimovski, kryetar i komunës së Karposhit, Afati 2014-2017)

 

ARSIMIMI:

Premtimi për ndërtimin e rrjetit lokal të gazit përmes së cilës 8.000 amvisëri do të kyçen në këtë lloj energjetike me ndihmën e Komunës së Karposhit, të dhënë në vitin 2013 nga Stevçe Jakimovski, i cili më pas u zgjodh për kryetar komune, nuk është realizuar. Këtë premtim vet Jakimovski e vlerësoi si projekt kapital i cili do të realizohet në mandatin 2013-2017.

Këtë ai e vërteton në intervistën për faqen “Faktor” në mars të vitit 2013:

Me kyçje në rrjetin shpërndarës të gazit e cila do të vendoset në të gjithë territorin e qeverisjes lokale do të realizohet një projekt kapital. Me gazifikimin do të zgjedhim një numër të konsiderueshëm të çështjeve në sferën e ngrohjes, ngritje të standardit ekonomik të qytetarëve dhe efikasitet energjetik. Me gazin për ngrohje së pari do të kyçen vendbanimet në lagjen Taftalixhe 1 dhe Taftalixhe 2 dhe një pjesë e Kozles. Kyçja e rrjetit të gazit për qytetarët do të jetë pa pagesë, dhe e gjithë kjo do të mbulohet me anë të Buxhetit të Komunës së Karposhit. Me çka, shpenzimet për ngrohje dhe energji elektrike në çdo njësi banuese do të bien deri në 50%. Tani më i përgatitim projektet për rrjetin shpërndarës, dhe jemi në procedurën për marrje të licencës. Prej këtu do të marrim atë licencë, menjëherë pas të cilës do të fillojmë me instalimin e rrjetit të gazit. 

Një vit më parë, në vitin 2012, kanë përfunduar edhe përgatitjet e tjera. Këshilli i Komunës së Karposhit, e cila në shumicë ka këshilltar të LSDM-së, me propozimin e kryetarit Jakimovski merr vendim për formimin e një ndërmarrje publike për menaxhim të rrjetit shpërndarës edhe për territorin e gazit në Komunë.

Për qëllimet e gazifikimit të Komunës dëshmojnë edhe qëllimet e administratës së atëhershme e cila ka biseduar me shfrytëzuesit potencial siç janë fakultete, shtëpitë studentore dhe të ngjashme. Këtë e dëshmon edhe udhëheqësi i sektorit për energjetikë Ljubço Dimov, i cili në arkivat në internet figuron si i drejtor i parë i “Kargas”.

Përsëri, pas vitit 2013, me kërkimet të detajuara në internet, si dhe në sajtin e Komunës së Karposhit, nuk mund që të gjendet as edhe një lajm për zbatimin e planait, gjegjësisht për realizimin e gazifikimit lokal në Karposh. Ky projekt i gazifikimi në Shkup, i premtuat edhe nga kryetari i komunës Koce Trajanovski edhe nga Qeveria e RM-së nuk është realizuar. Edhe pse siç mund që të shihet nga intervista me Ljubço Dimovin, plani ka paraparë furnizimi me gaz të bëhet nga GAMA, ndërmarrja e cila është përgjegjëse për shpërndarje të gazit natyror në Republikën e Maqedonisë.

Sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, premtimi për këtë projekt kapital për mandatin 2013-2017, është vlerësuar si i parealizuar. 

 

BURIME:

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *